Imeraj: "Ministri i Piramidave, s'ndihmon dot Berishen ne fshehjen e krimit elektoral"
Ka reaguar menjehere pas deklarates se Sekretarit te pergjithshem te PD, Bode zedhenesja socialiste, Imeraj. Ne nje deklarate per mediat ajo eshte shprehur me tone te ashpra ndaj ministrit te Financave. "Ministri i Piramidave te 96 -tes, paguhet nga taksat tona per te dhene llogari per financat e shtetit, per rrogat e prapambetura te mesuesve, per ndihmen ekonomike qe nuk iu jepet prej muajsh invalideve, apo per borxhet qe u ka qeveria ndertuesve te rrugeve elektorale", ka qene deklarata e zedheneses se PS, Armela Imeraj. "Ministri i Piramidave te 96-tes nuk e ndihmon dot Sali Berishen, ne tentativen e kote per ta mbuluar krimin elektoral me nje mal te turpshem shpifjesh monstruoze per opoziten. Opozita do ta beje deri ne fund detyren e saj, dhe nje pushtet qe nuk e duron dot opoziten, thjesht ka marre fund", nenvizoi ajo, duke ashpersuar akuzat ne menyre te ndjeshme.
Festat e Nentorit
Vlore
Festat e Nentorit
Vlore