E Diel, 1 Nëntor 2026

Dogjani: Mijëra banorë në Kukës të izoluar dhe në varfëri

Deputeti, Asllan Dogjani i ka kujtuar qeverisë se në Qarkun e Kukësit jetojnë gra, fëmijë dhe pleq, që kërkojnë ndihmën e qeverisë për shkak të kushteve të këqija të motit. “Ka dy ditë rresht që shumë qytetarë kuksianë, shqiptarë, qytetarë të Kosovës, në mes të tyre gra e fëmijë kanë mbetur të bllokuar me orë të tëra apo kanë kaluar natën në të ftohtë në Qaf të Malit për shkak se rruga është bllokuar nga bora dhe nga ana e qeverisë nuk është marrë asnjë masë për pastrimin e saj, mungojnë borëpastrueset dhe nuk bëhet fjalë për hedhjen e kripës në rrugë”, theksoi ai. Deputeti opozitar ka përmendur disa komuna, si Kalisë, Zapod, Arrën, Lekbibaj, etj, të cilat sipas tij janë të bllokuara plotësisht. “Situatës së vështirë të krijuar nga reshjet e borës, varfërisë i është shtuar që prej dy ditësh mungesa e energjisë elektrike banorëve të disa fshatrave si: në komunën Bicaj, Ujmisht, Zapod, Orgjost, Borje Shishtavec, Bushtricë, etj. Banorët e komunave Shishtavec, Topojan, Zapod, Bushtricë, Gryk Caj , disa fshatra të komunës Bicaj, fshatra të komunave të rrethit Has, disa fshatra të komunave të rrethit Tropojë u mungon komunikimi me qendrat e komunave dhe janë në përfundim rezervat ushqimore dhe banorët po presin tu hapet rruga”, vijoi Dogjani.Në emër të partisë së tij, ai ka kërkuar që të merren masa të menjëhershme për këta banorë të cilët i ka pllakosur varfëria.                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›