E Shtunë, 31 Tetor 2026

Novobërda që do të qeveriset nga serbët dhe shqiptarët

Ymeri u përshëndet edhe nga kandidati serb, Radovan Deniç i Lidhjes së Social-demokratëve të Pavarur (SNSD), i cili u rendit i dyti në balotazh.“Do të përfaqësoj në mënyrë të plotë dhe të paanshme interesin qytetar, pasi edhe jam mbështetur në të dyja rrethet zgjedhore nga votues të partive të ndryshme dhe nga të dyja komunitetet”, deklaron Ymeri sot për median e Prishtinës.“E uroj Ymerin për fitore dhe e siguroj atë se do të punojmë së bashku në të mirë të interesit qytetar të të dyja komuniteteve”, tha Deniç. Sipas kryetarit të komunës, nënkryetari do të jetë serb dhe disa drejtori të komunës së Novobërdës do të udhëheqen nga komuniteti serb. Asambleja Komunale e Novobërdës do të ketë 15 vende, nga të cilat LDK si parti fituese me pesë mandate dhe bashkë me subjektet politike dhe iniciativat qytetare serbe do të ketë shumicën me 10 mandate. Në opozitë do të jenë tri subjekte shqiptare, Partia Demokratike e Kosovës e Aleanca ''Kosova e Re'', që do të kenë nga dy vende dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me një vend.                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›