E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vasili: Siguria ushqimore prioritet i MSH-së

"Ky prioritet ka ardhur për arsye se ritmi i zhvillimit të industrisë ushqimore nuk ka qenë i njëjtë me ritmin e rritjes së parametrave të sigurisë ushqimore", u shpreh Vasili. Ai shtoi se "procesi i transformimit të Shqipërisë ka shkaktuar një proces të vrullshëm dhe në drejtim të kësaj çështje, por shpesh herë improvizimet, adaptimet e të gjithave llojeve të formave kanë bërë që të ketë produkte ushqimore në treg, por të jemi shumë të keqardhur në disa raste lidhur me nivelin e sigurisë së prodhimit të tyre, qoftë sa u takon vlerave të këtyre produkteve në pikëpamje të shëndetit  publik, por dhe të rrezikimit të shëndetit publik për shkak të produkteve të pakontrolluara".Për ministrin e Shëndetësisë, "aplikimi i disa elementëve të rëndësishëm siç janë testet apo aplikimi i metodave të shpejta për të pasur informacion sa më të shpejtë dhe në kohë reale për sigurinë ushqimore, sikurse dhe plotësimi me dokumentacionin përkatës e më tej kontrolli insistues dhe efikas lidhur me këtë fushë, na bëjnë gjithnjë e më shumë të afrohemi drejt atyre parametrave të sigurisë ushqimore aq të domosdoshëm dhe jetikë në kohën në të cilën jetojmë".                                                                                                    

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›