E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dogjani: Shembja e tunelit, demi ka arritur miliona euro

Deputeti i Partise Socialiste, Asllan Dogjani, shprehu dje zhgenjimin, qe sic tha ai, si qindra-mijera shqiptare ne Shqiperi e ne Kosove qe sot kerkojne rrugen e premtuar, madje inauguruar me shume se nje here nga Sali Berisha, por qe fatkeqesisht nuk e perdorin dot. "Tuneli, qe do te bente te mundur lidhjen e Shqiperise me Kosoven, sot eshte i shembur. Bashke me te, u shemben edhe miliona euro, te paguara nga taksapaguesit shqiptare. Dhe mbi te gjitha, bashke me tunelin u shemb nje enderr, endrra e shqiptareve per te qene me prane njeri-tjetrit, ne Kosove e ne Shqiperi", deklaroi deputeti socialist. Sipas tij, zhgenjimi eshte edhe me i madh, madje kalon ne kufijte e zemerimit, kur shikon se si nje pseudo-kryeminister, me ministrat e tij bejne sikur nuk e kuptojne ate cka ndodhi ne Kalimash. Sali Berisha dhe Sokol Olldashi bejne sikur nuk e shohin tunelin e shembur. Pikerisht keta njerez, vijoi ai, qe gjate fushates elektorale nuk pushonin se foluri per rrugen dhe vecanerisht tunelin, madje arriten deri aty sa ta inauguronin vepren e paperfunduar disa here, sot heshtin.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›