Pensionistet, shperblim per Vitin e Ri
Rozeta Rapushi
Pensionistet nuk do te mbeten duarbosh edhe per kete vit ne prag te festave te fundvitit. Ministria e Financave, pritet te aprovoje shume shpejt nje kuote shperblimi per te gjithe pensionistet ne vend, si dhe nepunesit e administrates publike, si shperblim me rastin e festave. Caktimi i shumes per keto kategori, do te percaktohet nga Ministria e Financave ne konsulence me drejtues te tjere te Institutit te Sigurimeve Shoqerore, me kerkese te kryeministrit Sali Berisha. Kreu i qeverise, ne nje takim me ministrin e Financave, Ritvan Bode si dhe perfaqesues te ISSH-se, kerkoi dje qe nepunesve te administrates publike dhe pensionisteve t'u jepet nje shperblim fundviti, sado modest qe te jete ai. "Pavaresisht nga ndikimet e krizes globale, te merren masat qe punonjesve te administrates publike dhe 540 mije pensionisteve te vendit, te mund t'u jepet nje shperblim fundviti, sado modest te jete", kerkoi kreu i qeverise, Berisha ne prag te festave te fundvitit per kete kategori personash. Nga ana e tij ministri i Financave, Ritvan Bode por edhe perfaqesuesit e Institutit te Sigurimeve Shoqerore, e njohen kryeministrin Berisha me veshtiresite e diktuara nga kriza, per realizimin e shperblimit te ketij viti. Por, pavaresisht ketij fakti u more persiper nga palet, qe te shqyrtohen te gjitha mundesite, per realizimin e porosise se kreut te qeverise, per percaktimin e nje kuote shperblimi per kete kategori. Pas kesaj kerkese, pritet qe shume shpejt, Ministria e Financave te realizoje dhe perllogaritjet si dhe mundesite per realizimin e shperblimit te pensionisteve dhe nepunesve publike. Ndonese nuk ka nje date per caktimin e shperblimit per kete kategori, ajo do te dale sapo Ministria e Financave te marre vendimin per caktimin e shperblimit, si dhe mundesine e marrjes se tij para festave. Shifra e shperblimit per kete vit, pritet te mos jete me e larte se viti qe shkoi, duke pasur parasysh problemet e parashtruara nga ministri Bode dhe perfaqesuesit e tjere te ISSH, diten e djeshme para kryeministrit. Vitin qe shkoi, per pensionistet me rastin e festave te fundvitit, u caktua nje shume prej 5 mije lekesh per person. Nderkohe qe per nepunesit e administrates publike, nje vlere prej 10 mije lekesh. Me miratimin e mundshem nga Ministria e Financave e kuotes se shperblimit per festat e Vitit te Ri, pritet te perfitojne rreth 540 mije pensioniste ne te gjithe vendin. Kerkesa e kryeministrit Sali Berisha, u be ndje ndaj financave, pikerisht pak dite para festimeve te fundvitit, te Krishtlindjeve dhe Vitit te Ri.