Xhacka: Protesta per energjine dhe shendetesine
Deputetja e Partise Socialiste, Olta Xhacka, njoftoi dje se gjate kesaj jave do te protestohet edhe ne Fier, Vlore, Shkoder, Lezhe e Korce per te gjitha pasojat qe po sjell mos hapja e kutive, per te gjitha vuajtjet qe kjo qeveri, e cila nuk perfaqeson vullnetin e lire, po u shkakton shqiptareve. "Gjate kesaj jave do te protestojme per ngritjen e cmimit te energjise, nje tjeter premtim i pa mbajtur i Sali Berishes", deklaroi Xhacka. Sipas saj, do te protestohet per shtrenjtimin e perkujdesit shendetesor dhe pamundesine e qindra- mijera familjeve, qe jetojne ne fshat e ne qytet, per te mos u vizituar dot ne spitale e klinika. Me tej, ajo theksoi se gjate javes ne vijim do te protestojne per kapjen e shtetit nga interesat e nje familjeje te vetme dhe te nje grushti njerezish, qe po uzurpojne cdo dite edhe me shume koncesione, privatizime, toka, qofshin ato publike apo private. "Do te protestojme per tunelin qe u premtua se do te lidhte Shqiperine me Kosoven, por qe sot vazhdon te mbetet i shembur, duke groposur qindra-milione euro nga taksat e shqiptareve", beri te ditur zyrtarja socialiste.