E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet, gati lista e Keshillit te ri te PD

Partia Demokratike do te munde te beje publike diten e neserme, 100 anetaret e rinj te Keshillit Kombetar te saj. Procesi zgjedhor i nisur dy dite me pare, pikerisht ne 14 Dhjetor, ne celjen e Kuvendit te 9-te Kombetar te PD-se pritet te perfundoje pas dy ditesh, per shkak te procedures se gjate te numerimit te votave. Kryetari i komisionit te votimit ne PD, Igli Cara, u shpreh diten e djeshme se ka nisur numerimi i votave te dhena per anetaret e Keshillit Kombetar. "Procesi i numerimit ka nisur, po ai do te zgjate dy ose tre dite", sqaroi Cara. Sipas tij, fletet po shihen me kujdes dhe shume shpejt, do te behen publike 100 emrat fitues qe do te perbejne Keshillin Kombetar te selise blu. Ne gare jane jo pak, por 400 kandidate te prezantuar dy dite me pare, e prej tyre, me vote do te zgjidhen vetem 100. Ashtu sic u shpreh edhe kryeministri Sali Berisha, ne listen e 400 personaliteteve ka nje shans te madh per nje riperteritje te fuqishme dhe hapje te madhe te Partise Demokratike drejt te rinjve dhe eksperteve. Ne listen e emrave per anetare te Keshillit Kombetar te PD-se, ka emra qe fare mire mund te quhen veterane te kesaj partie, por edhe shume te rinj, qe sipas Berishes arrijne deri ne 70% te listes se kandidateve. Ne Kuvendin Kombetar te selise blu, moren pjese me te drejte vote 1.267 delegate. Ata votuan njekohesisht dhe per rizgjedhjen ne krye te Partise Demokratike, te Sali Berishes me nje perqindje shume te larte, gati unanime te votave.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›