E Hënë, 2 Nëntor 2026

Dogji një makinë, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë! I sekuestrohen jelekë policie dhe maska

Një 32-vjeçar me precedent të theksuar kriminal në fushën e vjedhjes dhe fushën e narkotikëve është arrestuar nga policia e Tiranës.

Në pranga ka rënë shtetasi I. Gj., 32 vjeç, banues në Paskuqan.

Nga veprimet hetimore të kryera në kuadër të operacionit “Feedback”  dyshohet se ky shtetas:

-më datë 09.02.2025, në Babrru, ka djegur automjetin e shtetasit A. M.;

-më datë 04.02.2025, në Babrru, ka tentuar të djegë automjetin e shtetasit A. H;

-më datë 02.02.2025, në Kamëz, ka vjedhur një monopatinë.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të veprimtarisë kriminale të 32-vjeçarit./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›