E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dokle: Fletet e votimit, s'grisen dhe as nuk digjen

Rozeta Rapushi
Ndryshe nga kryeministri, Partia Socialiste, theksoi dje se tryeza e Strasburgut ofroi zgjidhje, e vuri nje afat sa dashamires aq edhe te vendosur, sa te mencur aq edhe ultimativ, per transparencen zgjedhore. Deputeti socialist Namik Dokle, tha dje se tashme te gjitha "kambanat" bien per qeverine dhe mbi qeverine, qe te reagoje ne kohe per te mundesuar nje here e mire transparencen zgjedhore. Ne te kundert, sipas Dokles, moszgjidhja dhe vazhdimi i krizes, do te kete pasoja te renda. "Opozita, ne keto dy jave po i jep Parlamentit shansin e normalitetit e te gjakftohtesise, per te arsyetuar dhe per te vendosur zgjidhjen qe tashme eshte mbi tavoline. Moszgjidhja dhe vazhdimi i krizes do te kene pasoja te drejtperdrejta dhe te menjehershme ne marredheniet e Shqiperise me Bashkimin Evropian, e me cdo faktor te perfshire ne tryeze. Thellimi i kesaj krize do te kishte pasoja te renda, jo vetem lidhur me axhenden tone evropiane, por edhe mbi gjendjen e vendit", paralajmeroi dje Dokle. Sipas tij, kushdo qe i shmanget zgjidhjes se ofruar, qofte ky kryeminister, qeveri apo Komisioni Qendror i Zgjedhjeje dhe flet per djegien e votave me benzine, do te perballet me pergjegjesine historike para vendit. "E perseris, qe ta marre vesh mire Berisha, Ristani dhe gjithe stani i tyre, se fletet e votimit as mund te grisen, as mund te lagen dhe as mund te digjen", u shpreh socialisti vetem nje dite, pasi kreu i KQZ-se, Arben Ristani, u shpreh qarte se kutite e votimit, hapen vetem per te djegur fletet e votimit dhe se ato do te digjen ne muajin gusht. Nderkohe qe Dokle u shpreh gjithashtu se tryeza e Strasburgut i tregoi qeverise se nuk mund te kete integrim kur transparenca zevendesohet nga mashtrimi, kur respekti ndaj opozites zevendesohet nga diktati, kur shteti i se drejtes zevendesohet nga presioni mbi institucionet. "Transparenca e munguar per cdo gje qe ndodh ne kete vend, per voten e lire, per fondet buxhetore, per pronat publike, per taksat dhe faturat, per punesimin dhe asistencen sociale, per gjithcka qe te zgjedhurit duhet t'u ofrojne zgjedhesve, po e fut Shqiperine ne nje rreth vicioz te mosfunksionimit te demokracise e te shtetit te se drejtes. Ketej buron jo vetem shqetesimi i opozites, por i gjithe shqiptareve qe e duan vendin e tyre si Evropen dhe jo sulltanat, apo republike bananesh. Zgjidhja eshte te transparenca e zgjedhjeve", theksoi edhe nje here Dokle. Sipas tij, kriza e sterzgjatur politike, ekonomike dhe qeverisese po e con cdo dite e me shume ne sosje durimin e shqiptareve, te njerezve te varfer e pa mbeshtetje, te atyre qe duan demokracine funksionale dhe integrim te shpejte e te plote ne familjen euro-atlantike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›