E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dokle: Harta e krimit elektoral, e gjerë

Tiranë, 18 mars, NOA Update Partia Socialiste e kërkon hapjen e kutive të votimit, në mënyrë që ajo që ndodhi më 28 qershor, të mos ndodhë më në asnjë proces zgjedhor në të ardhmen.

Kështu e ka argumentuar kërkesën e paraqitur në Kuvend nga selia rozë, deputeti socialist Namik Dokle, sipas të cilit Ruzhdia ishte simboli i masakrës së kryer nga qeveria, por harta e krimit elektoral është shumë më e gjerë.

Sipas tij, nuk është aspak i vërtetë justifikimi që nxjerrin demokratët se nuk i lejon Kushtetuta për të hapur kutitë, por terri elektoral që ata përhapin, u intereson për të grabitur votat e qytetarëve dhe për të fshehur të vërtetën e rëndë të manipulimit të zgjdhjeve.

Fjalën e tij e përfundoi duke thënë se shumë shpejt populli do ta bëjë atë mazhorancë që kujton se do të qëndrojë përherë në majë të kalit, të mbajë bishtin e gomarit.

n.e/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›