E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dokle: Ilir Meta nuk na demton, s'ka me 2005

Ish-kryetari i Kuvendit, njeheresh anetari i Kryesise se Partise Socialiste, Namik Dokle, ne nje interviste per gazeten "Koha Jone" vlereson ndryshimet ne Kushtetute. Ai shprehet se ne nenin per Presidentin, eshte shkurtuar procedura, pasi dhe ne nenin e meparshem, ishte parashikuar zgjedhja e kreut te shtetit me shumice te thjeshte, vetem se vendi brenda 120 diteve shkonte dy here ne zgjedhje parlamentare. Duke shtuar se nje republike parlamentare hyhet ne zgjedhje me kandidat per Kryeminister jo per President.

Nderkohe ai vlereson dhe marredheniet me LSI, duke kerkuar logjike me te ftohte nga kreu i saj, Meta, i cili, gjithsesi, nuk mund te demtoje socialistet, sic ndodhi ne zgjedhjet e 2005. Nderkohe qe Dokle flet dhe per nje rikthim te mundshem te Nanos ne politike, si dhe zgjedhjen e gabuar te Kocit. Ndersa punen e qeverise e precizon ne tre fjale: "E paafte, arrogante dhe e korruptuar", duke mos perjashtuar mundesine qe per Gerdecin, e djathta ta perdore Mediun si tabele qitjeje per te shpetuar pjesen e mbetur.

Zoti Dokle, pavaresisht situates politike te tensionuar, ju keni zgjedhur te punoni ne heshtje, pa qene shume prezent ne ekran. Cili ka qene perfitimi politik nga kjo terheqje?

Nuk kam menduar ndonjehere perfitimin politik qe vjen pas heshtjes politike, pavaresisht se nje fjale e urte spanjolle na tregon qe njeriu eshte zot i asaj qe ende nuk e ka thene dhe rob i fjales qe sapo ka nxjerre nga goja. Fjala ime nuk ka munguar as ne Kuvend dhe as ne strukturat e PS te te gjitha niveleve. Kam munguar disi ne "kutine e televizorit" ne te cilen dalin shume fytyra politikanesh, por pak politike; shume llafazaneri dhe pak perpjekje politike zhvillimi e transformimi te ketij vendi, qe vazhdon te vuaje nen diktaturen e varferise e te greminave sociale. Kjo lloj politike ekrani qe nuk u le shteg njerezve te tjere as per Pashke dhe Bajram, u ka ardhur atyre deri ne gryke; aq sa shume here preferojne te shikojne Rominen dhe Astritin ne "Big Brother", te shikojne "Kutine" e Enkelit apo dicka tjeter qe, sigurisht, nuk i frymezon, por te pakten i argeton. Njerezit, po preferojne tashme bashkebisedimin e drejtperdrejte... Politika i ka perzier guret e qoshes me guret e mesit dhe ata njerez qe duan te ndertojne dicka, deshirojne t'i perzgjedhin guret ne oborrin e tyre, me syte, veshet dhe duart e tyre.

Keni qene Kryetar Kuvendi per disa kohe. Si i konsideroni ndryshimet e realizuara ne Kushtetuten e vendit, duke perfshire ketu vec sistemit zgjedhor, edhe zgjedhjen e Presidentit, mocionin ndaj Kryeministrit, limitimin e madatit te Kryeprokurorit dhe kalimin e KQZ ne Kod?

Kjo eshte nga te paktat arritje te politikes shqiptare ne vitet e fundit. Tashme ne kemi nje histori te Kushtetutes ne keto vite te pluralizmit politik. Kemi nje projekt te Berishes qe nuk u votua ne referendumin e vitit 1994. Pas kater vjetesh, koalicioni i majte dhe i qendres hodhi ne referendum nje projekt te ri, i cili u miratua dhe eshte teresisht legjitim, por u bojkotua nga e djathta dhe per shume kohe edhe u stigmatizua.

Ndersa ndryshimet e fundit ne Kushtetute u realizuan me konsensusin me te gjere te mundshem. Bashkepunimi i forcave politike per reforma te medha, ne interes te vendit, jep shenja per pjekuri te demokracise se nje vendi. Shqiperia mori ftesen per ne NATO, nje fitore historike, ne te cilen eshte evident kontributi i te gjitheve. Por, kjo enderr e madhe e shqiptareve nuk do te realizohej dot, nese Partia Socialiste nuk do te propozonte ne Kuvend rezoluten per kete ceshtje, apo Paktin Kombetar per Drejtesine. Kjo menyre sjelljeje ne politike nuk e dobeson opoziten, perkundrazi rrit besimin tek ajo.

Mendoj se eshte kjo arsyeja qe tashme dhe kundershtaret e ketyre ndryshimeve kane hequr dore nga goditja ne bllok dhe po merren me elemente te vecante. Nje nga keta eshte edhe ndryshimi per zgjedhjen e Presidentit. Ne thelb, fryma e Kushtetutes nuk eshte prekur, sepse pika 9 e nenit 87 te saj parashikon te njejten gje, sic eshte bere tani, zgjedhja ne fund me shumicen e thjeshte. Ndryshimi vetem shkurton proceduren torturuese per shqiptaret, te cilet do te detyroheshin te shkonin dy here brenda 120 diteve ne zgjedhje parlamentare. Ky ndryshim sjell me shume moral dhe me pak krize!

Mendoni se me keto ndryshime krijohet nje kryeminister i forte dhe ne rast se po, po pergatitet rruga per nje Rame-Kryeminister te forte?

Pika e pare e nenit te pare te Kushtetutes eshte shume e qarte: "Shqiperia eshte Republike Parlamentare". Kur ne shkojme ne zgjedhje, paraqesim programin, ekipin dhe liderin; pra Kryeministrin te cilin forca politike fituese u propozon shqiptareve. Asnje force politike nuk propozon ne zgjedhje kandidatin per President. Kjo eshte permbajta e nje republike parlamentare.

Ndryshimet ne Kushtetute kane sjelle dhe nje reagim te forte te partive te vogla, ku LSI eshte me agresivja. Si e konsideroni sulmin e forte te Metes ndaj Rames?

Eshte nje sulm pa bosht dhe pa arsye. Sistemi i ri zgjedhor eliminon "Dushkun", te cilin e ka atakuar me te drejte edhe LSI. Sistemi i ri zgjedhor i jep cdo partie aq sa i takon dhe nuk deformon voten, gje qe e ka kerkuar me te drejte edhe LSI. Mjafton te kujtojme qe me sistemin aktual, Partia Republikane ka me shume deputete se LSI, kur dihet qe kjo e fundit ka me shume elektorat; pa shkuar me tej deri te xhuvelerite, qe ne kete legjislature parlamentare nuk kane qene te pakta dhe as vetem ne partine e Xhuvelit.

Po kaq e paarsyeshme eshte edhe akuza, sikur PS-PD kane bere marreveshje per te eliminuar partite e vogla. Po te ishte ky synimi, sigurisht qe do te zgjidhnim sistemin mazhoritar te paster, me te cilin partite e vogla mund te prishnin pune poshte e perpjete, por per vete nuk do te fitonin asnje deputet. Vetem keshtu sistemi do te ishte dypartiak duke hedhur ne "hendek" votat e partive te vogla.

Duke pare intensitetin e akuzave te Metes, e mendoni nje koalicion te PS me LSI para zgjedhjeve, ose maksimumi pas zgjedhjeve per te qeverisur vendin?

Une besoj se mllefi do te bjere, ironite dhe shpifjet do te harrohen dhe do te fitoje arsyeja dhe logjika e sakte elektorale. Te majtet dhe progresistet si dhe te gjithe ata qe deshirojne ndryshime reale, jane tashme nje shumice evidente dhe askush nuk ka te drejte morale qe te hedhe gure mbi shpresen dhe besimin e tyre.

Eshte shprehur shpesh here nga eksponente te PS se nje nder shkaktaret e humbjes se PS ne 2005 ishte dhe LSI. Ne rastin e nje mos akordimi me Meten, mund te riperseritet nje fenomen i tille ne 2009?

Vete sistemi i ri eliminon konfuzionin elektoral mbi besueshmerine e cdo force politike. Eshte, po te perifrazojme nje shprehje latine, sistemi qe i jep "Cezarit aq sa i takon Cezarit". Nuk ka asnje shteg qe partite te demtojne indirekt njera-tjetren sic ndodhi ne 2005; eshte nje gare direkt dhe e paster. Mbi kete baze mund te ndertohen skema interesante bashkepunimi.

Duke pare intensitetin e takimeve te Rames ne baze, madje dhe ne bastionet e PD ne Lazarat, Shkoder dhe Tropoje, mendoni se kjo eshte rruga e duhur per te sjelle te majten ne pushtet?

Kjo eshte nje nga gjerat qe e dallon Ramen nga politikanet e tjere. Ne opinionin tim, thelbi i politikes se re eshte dialogu me njerezit, me te gjithe faktoret. Anti-dialogu eshte ndryshku i mbetur i politikes se vjeter.

"Dialogu me Shqiperine" filloi si nje projekt i Edi Rames. Tani ai eshte bere projekt i gjithe Partise Socialiste dhe me gjere. Ai nuk po kerkon slogane elektorale dhe premtime mashtruese, te cilat mund te gatuheshin shume lehte ne cdo kuzhine politike. Ai synon te ndertoje nje program te plote qeverisjeje dhe transformimi te Shqiperise, me te gjithe dhe per te gjithe shqiptaret. Kam degjuar aty-ketu edhe ndonje ironi, aspak te mencur, qe e quajne kete "dialog per perimet". (Duket se jane nga ata qe nuk shesin parimet!!!). Ne rastin me te mire eshte qorllek politik dhe paaftesi organizative. Une kam marre pjese, para nje viti gati, ne takimin e pare dialogues te Edi Rames. I numerova pjesemarresit; ishin gjithsej 26 vete. Po tani? Jane me qindra, ne cdo fshat e qytet te Shqiperise. Njerezit tani dallojne mire dhe qarte cili eshte ndryshimi i Edi Rames me politikane te tjere; pergjegjesia perpara te gjithe shqiptareve: ta mundim varferine per te majte e per te djathte; ta mundim papunesine per te majte e per te djathte; te sjellim uje e drita per socialiste e demokrate, te bejme shkolla e spitale te mira per te gjithe. Eshte kjo arsyeja ndoshta, qe shpesh dhe kudo, kam degjuar njerez qe thone, sic tha edhe nje malesor ne Kryezi te Pukes para nje jave: "Edi Rama, mire se erdhe, je shpresa jone e vetme!".

Si mund ta vleresoni qeverisjen 3-vjecare te PD-se?

Per tre vjet, mjaftojne tre fjale: E paafte, arrogante dhe e korruptuar!

Kalimi nen hetim penal te Mediut per Gerdecin, mendoni se krijon kosto tek e djathta ne qeverisje qe do te lehtesoje rrugen e PS-se drejt pushtetit?

Nuk eshte fjala thjesht tek ish-ministri Mediu. Madje, ka shume te ngjare qe rastin e tij e djathta ta perdore si tabele qitjeje per te fshehur vetveten. Mirepo, mali s'mund te fshihet pas gishtit. Ngjarja tragjike e Gerdecit u tregoi shqiptareve se po drejtohen nga nje qeveri e papergjegjshme, nga nje qeveri "pa imunitet" qe ndjell dhe sjell fatkeqesi per shqiptaret. Ata sot jane te kercenuar ne gjene me nevralgjike; ne sigurine e jetes.

Si mund te jemi te qete per sigurine tone ne nje qeveri ku stafi politik dhe ai ushtarak ne Ministrine e Mbrojtjes luajne kungulleshken e fajit?!

Si mund te jemi te qete per sigurine, me nje ministri ekonomie, kur vetem ne minieren e Bulqizes, minatoret e vdekur kane lene 22 jetime?

Si mund te jemi te sigurt per mjedisin, kur tymnaja e ministrise perkatese po mbulon Krujen dhe Tiranen?!

Si mund te jemi te sigurt per femijet tane, kur Ministria e Punes lejon qe ata te shfrytezohen deri dhe ne nje fabrike te vdekjes, sic ishte ajo e Gerdecit?! E te tjera, e te tjera, do te thoshte poeti elegant Teodor Keko.

Erdhen me sloganin "Koha per ndryshim" dhe me flamurin e luftes kunder korrupsionit. Ka ndryshuar vetem nje gje: ai flamur u be nje lecke qe tundet mbi gropen e vdekjes ne Gerdec.

Dhe nje pyetje. Ish-kryetari Nano po hesht gjate. Mendoni se ai mund te behet pjese e platformes se PS-se per ardhjen ne pushtet. E thene me qarte, do te jete pjese e listave shumemerore per deputete te PS ne 2009?

Nuk e di se cfare i sherben me shume kesaj: mungesa apo prezenca, e folura apo heshtja?!


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›