E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: Legalizimet, kthimi konform Kushtetutes

Presidenti i Republikes, Bamir Topi, u shpreh nga Ohri se e ka kthyer ligjin e legalizimeve bazuar ne Kushtetute dhe ligjet shqiptare. Ne nje interviste te dhene per mediat pas Samitit te Ohrit, kreu i shtetit shqiptar theksoi se vendimet e marra, perfshire dhe kthimin e ligjit te pare te qeverise per legalizimet, kane qene korrekte dhe aspak te lidhura me interesa te ngushta personale. Si dhe ritheksoi pozicionin e tij ligjor ne kete rast. Presidenti Topi foli dhe per perspektiven e anetaresimit te Shqiperise ne NATO dhe Bashkimin Evropian. Ai shprehu bindjen se procesi i ratifikimit te Marreveshjes se Stabilizim-Asocimit do te jete me i shpejte dhe qe pas marrjes se fteses per anetaresim ne NATO, klima per Shqiperine eshte mjaft e pershtatshme. Kreu i shtetit nuk mundi te anashkaloje dhe lobingun per Kosoven. Topi e trajtuar ne Samit si nje rast te vecante qe nuk ka asnje lloj lidhjeje me situata te tjera qe mund te hamendesohen qofte ne Evrope, qofte jashte Evropes.

Ju thate qe Shqiperia po pret ratifikimin e Marreveshjes se Stabilizim-Asocimit. Sa shpresoni qe do te kete nje ratifikim te shpejte dhe sa mund t'i shpejtoje Shqiperia hapat drejt statusit te vendit kandidat?

Une besoj qe klima eshte mjaft e pershtatshme. Shqiperia ka marre nje pozicion te ri pas marrjes se fteses per anetaresimin ne NATO. Kuptohet qe anetaresimi ne NATO dhe anetaresimi ne Bashkimin Evropian konsiderohen si veprime sinergjiste, pra njera potencion tjetren dhe une besoj qe ka nje rritje te kredibilitetit politik te Shqiperise ne arenen nderkombetare. Une jo vetem shpresoj, por kam bindjen qe procesi i ratifikimit te Marreveshjes se Stabilizim-Asocimit te jete edhe me i shpejte. Vitet ecin, koha ecen, por besoj qe ne ato afate qe ne kemi parashikuar, gjithcka do te shkoje aty ku ne presim.

Ju nuk dekretuat nje ligj, qe eshte cilesuar i rendesishem, ligjin e legalizimeve, pas nje kerkese te republikaneve dhe socialisteve per mos dekretimin e ketij ligji. Cila eshte arsyeja qe ju e kthyet ne Parlament ligjin?

Une, natyrisht, ndjek me vemendje dhe reagimet e subjekteve politike, por, ne pozicionin tim kushtetues, kam arsye me substanciale, arsye me te gjera. Natyrisht, referimet jane ne funksion te Kushtetutes dhe te ligjit. Por, besoj qe te gjitha arsyet kane qene te atashuara me dekretin e kthimit te ligjit ne Parlament. Une i kam konsideruar dhe vazhdoj t'i konsideroj arsyetimet ligjore dhe teknike dhe besoj qe jane mjaft te argumentuara ne materialin e bashkengjitur. Besoj se nuk eshte momenti qe une t'i rikthehem te gjitha etapave te ligjit. Gjithsesi, ju do te keni mundesine qe te njiheni me arsyetimet qe, me sa kam dijeni, jane bere edhe publike. Pra, e ritheksoj, arsyet jane ligjore, kushtetuese dhe teknike. Besoj qe jane terma qe perfshijne edhe ate motivim timin, lidhur me dekretimin e kthimit te ligjit per rishqyrtim.

A keni menduar ne momentin kur keni kthyer per rishqyrtim ligjin ne Parlament se kjo do te trajtohet nga nje kendveshtrim politik?

Une nuk kam ecur asnjehere me paragjykime. Deshiroj te ritheksoj qe, ne te gjithe karrieren time politike dhe aq me shume ne kete pozicion, i kam qendrimet e qarta, rri jashte cdolloj paragjykimi. Une nuk bej lidhje te shkurtra me asnje lloj situate, sepse nuk ka sens te behen lidhje. Une besoj qe te gjitha prononcimet e mia kane qene korrekte, kane qene shume parimore, aspak te lidhura me interesa te ngushta, personale, sikurse eshte munduar dikush qe t'i elaboroje dhe t'i paraqese ne publik. Keshtu qe nga kjo pikepamje nuk shikoj qe te kete nje lidhje te tille per t'u interpretuar ne kete menyre. E ritheksoj, keto pozicione jane shume ligjore dhe besoj mjaft teknike.

Per t'iu rikthyer serish Samitit. Dikur kjo ka qene nje nisme ne vitin 1993 me vetem 4 vende. Sot ne te kemi 19-te vende, nga keto 10 jane anetare te Bashkimit Evropian, tre kane statusin e kandidatit. Pyetja ime eshte, cila eshte vlera e shtuar e ketij forumi? A ka me arsye qe te ekzistoje nje forum i tille?

Besoj qe asnjehere keto forume nuk jane te panevojshme. Dialogu politik vjen cdo dite dhe forcohet. Une mund t'ju them qe brenda ketij forumi jo vetem qe patem mundesine te ndajme opinione dhe, cka eshte me e rendesishmja ndryshe nga retrospektiva, te bashkohemi ne pika mjaft te rendesishme, sikurse eshte domosdoshmeria qe vende tona te jene pjese e ketij komuniteti dhe me nje thenie, qe une e paraqita edhe ne Samit, do te ishte e vaket, do te ishte e pakuptimte ndoshta qe Evropa te konsiderohej e plotesuar pa vendet e Ballkanit. Besoj qe jemi ne kete proces dhe une jam i mendimit qe shume shpejt ju do te shikoni hapa te shpejtuar, te akseleruar, per te qene shume afer me nje status te plote juridik ne Bashkimin Evropian. Keto samite, gjithashtu, te japin mundesine qe te njihesh, apo te konsolidosh marredhenien me personalitetet qe jane ne krye te shteteve dhe ke mundesine qe te realizosh axhendat e shkembimeve te takimeve dhe bisedimeve bilaterale. Mund t'ju them qe pata nje bisede mjaft te rendesishme me Presidentin Gyl, i cili me ftoi per nje vizite zyrtare ne Turqi. Mbetet vetem per te planifikuar viziten. Gjithashtu, kam takuar Presidentin Klaus, Presidentin Parvanov, Presidentin Crvenkovski, Presidentin Stjepan Mesic, Presidentin Vujanovic, pra eshte krijuar nje klime bashkepunimi mjaft e mire. Nga nje klime e tille bashkepunimi perfiton rajoni, perfitojne popujt tane dhe natyrisht keto takime nuk jane thjesht ekzibicioniste, nuk jane protokollare, por keto i sherbejne edhe mundesive me te medha per levizje te lire te njerezve, sepse nuk do te kishte sens qe keto takime te konsiderohen te rendesishme, nese nuk do t'i japin mundesi njerezve, kudo ku jane, te levizin te lire, te mos i japin mundesi biznesit qe te levizi i lire dhe te komunikoje i lire. Por une besoj qe dialogu politik i hap rruge te gjitha marredhenieve te tjera qe jane shume te rendesishme per popujt, sikurse e thashe ne nje treg rajonal ku numerohen sot rreth 60 milione banore.

Ju thate qe u takuat me Presidentin cek, zotin Klaus. A diskutuat me te per Kosoven? Ai gjate fjalimit te tij ne Samit deklaroi se do te njohe shume shpejt Kosoven, por a dha afate konkrete se kur do te ndodhe kjo?

Une, pervec atij takimi qe patem gjate drekes, do te kem nje takim bilateral te zyrtarizuar, ku natyrisht do te trajtohen ceshtje te rendesishme dhe ne detaje. Presidenti Klaus e rikonsideroi ceshtjen e Kosoves, duke pretenduar qe ky Samit te dale me nje qendrim te unifikuar qe nuk do te perbeje nje precedent per vendet e tjera, sepse ky eshte meraku qe parashtroi zoti Klaus. Ne fjalen time une e garantova, per ate qe e kemi thene vazhdimisht dhe qe eshte linje stabel e politikes te jashtme te Shqiperise, por edhe te vendeve qe konsiderohen vende me peshe ne rajonin nderkombetar, qe rasti i Kosoves eshte nje rast i vecante, eshte nje rast "sui generis", qe nuk ka asnje lloj lidhjeje me situata te tjera, qe mund te hamendesohen qofte ne Evrope, qofte jashte Evropes. Pra, rasti i Kosoves, sikurse eshte trajtuar dhe po trajtohet, kjo eshte nje linje konstante dhe besoj qe edhe interlokutoret ne kete Samit jane riqartesuar per pozicionin qe ka Shqiperia per ceshtjen e Kosoves.

PS i kerkoi Presidentit kthimin

Kane qene socialistet ata qe me se nje here i kane kerkuar kreut te shtetit, Bamir Topi qe te mos e dekretoje ligjin per legalizimet. Argumenti i tyre kishte te bente me faktin se me kete ndryshim te ligjit, kompetencat per dhenien e titujve te pronesise i kalonin ALUIZN-it, nderkohe qe me ligjin e meparshem kompetencen per dhenien e lejeve te legalizimit per zonat informale e kishin njesite vendore ne te gjithe vendin. Socialistet kete paradoks kerkuan te zgjidhin, duke protestuar nepermjet votes kunder por dhe duke kercenuar se do te ankimonin ne Gjykaten Kushtetuese.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›