"Femrat në vendimmarrje, koha për vendime radikale"
Shume femra shkruajne per te drejtat e tyre, ne faqet e shtypit neper forume dhe ngrejne zerin me te drejte për pjesëmarrje në vendimmarrje. Pike se pari ky mohim verehet ne funksionet drejtuese lokale te pushtetit, qe tash sa vite jane drejtuar në shumicë absolute nga meshkuj dhe kane drejtuar shume keq.
U mundua dhe Berisha te na thoshte ndonje gje te re, por s'ishte aspak e re dhe premtuese kur tha se 30 % e parlamentit do jenë femra. Po pse nuk tha 50%, ose te pakten te kerkonte rreth 70% (qe se paku të shkonim te 40 %).
Po behet nje loje shifrash, por nje teori feministe thote: qe te krijohet nje baze, per njebarazi te mundshme, duhet se paku nje radikalizim fillestar në veprime dhe në ide.