Aleanca Kuqezi mbledh asamblene

Aleanca Kuqezi ka mbledhur asamblenë e saj, për të përcaktuar platformën e veprimit për vitin 2011.
Burime pranë kësaj lëvizjeje bëjnë të ditur se Aleanca do të zgjedhë strukturat e saj në cdo qytet të Shqipërisë.
Gjithashtu, saktësojnë burimet, grupimi do të ketë degë edhe në qytete të Maqedonisë dhe Kosovës.
Në ditët e fundit Aleanca Kuqezi ka ndërmarrë një veprimtari për të kundërshtuar regjistrimin e popullsisë mbi baza fetare dhe etnike.