E Shtunë, 31 Tetor 2026

Naco e Pollo Fadil Kapllani ne komunen e Bogoves permireson jeten e vendasve

Nasip Naco

Skrapar 2 prill 2011 NOA- Koalicioni Aleanca per qytetarin ka prezantuar gjate dites se sotme kandidatin per komunen e Bogoves ne Skrapar.

Ministri per Inovacionin dhe Teknologjine e Informacionit e te Komunikimit njekohesisht deputeti i Qarkut te Beratit Genc Pollo i shoqeruar nga Ministri i Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes  Nasip Naco dhe deputeti Mehmet Xheka e Prefekti i Qarkut Bujar Hoxhaj kane hapur zyrtarisht fushaten elektorale ne rrethin e Skraparit e me konkretisht ne komunen e Bogoves ku koalicioni i maxhorances perfaqesohet nga kandidati Fadil Kapllani i cili deri me tani ka mbajtur postin e nenprefektit te rrethin te Skraparit.

Ne fjalen e tij ministri Pollo tha Per krahina malore si Skrapari Fondi Shqiptar i Zhvillimit ku une kam kenaqesine te jem kryetari i bordit dhe ministri Naco eshte anetar i bordit ka bere projekte mjaft te rendesishme te cilat lidhen me rruget dytesore me rrugen qe lidh orovoden me Permetin me rrugen e Tomorrices me rrugen nga Pronoviku e deri ne Kulmak etj. te cilat ne do ti projektojme se bashku. Por per fat te keq deri tani nuk kemi pasur nje partner tek kryetaret e komunave qe te perzgjedhim tamam ate qe duhet dhe ti japim mbeshtetjen e duhur.

Duke vijuar me tej ai shtoi se edhe ata qe e kane hedhur voten e tyre njezet vite rresht per Partine Socialiste gjate kesaj fushate e sidomos ne 8 maj kane rastin me te mire per te konsideruar qe te bejne dicka te mire per veten e tyre per familjet e tyre dhe per komunen e Bogoves dhe kete duhet ta bejne duke u distancuar nga politika destruktive antisocialiste.

a.y/NOA

Lajme te ngjashmePollo Rama e ka futur Partine Socialiste ne ngerc me kerkesa te pamunduraNaco Qeveria shqiptare garantuese e sigurise se konsumatoritMeta prezanton kandidatin ne Permet Rruga e integrimit kthen endrrat ne realitetNaco ne samitin e biznesit Shqiperia e kaloi me sukses stuhine e krizes ekonomike Zyrtare CEZ nuk do te kete me monopol shitjen e energjise per shqiptaret LidhjeFadil Kapllani Genc Pollo koalicioni Aleance per qytetarin komuna e Bogoves Nasip Naco prezanton kandidatin Skrapar

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›