E Diel, 1 Nëntor 2026

Dokle: S'ka zgjidhje të krizës, pa hapur kutitë e votimit

Deputeti i PS-së, Namik Dokle, tha se komisioni hetimor parlamentar duhet të ketë për objekt hapjen e kutive

TIRANË - Hetimi i zgjedhjeve, përmes një komisioni hetimor parlamentar, që ka për objekt hapjen e kutive, është e vetmja mënyrë, sipas Partisë Socialiste, për të zbardhur të vërtetën e zgjedhjeve të 28 Qershorit. Deputeti i PS-së, Namik Dokle, deklaroi dje se ky është sugjerim i qartë edhe i ndërkombëtarëve për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza politike, dhe për t'i hapur rrugë reformave integruese përmes dialogut serioz "Krerët e qeverisë dhe të Partisë Demokratike çdo ditë kanë lëshuar dhe vazhdojnë të lëshojnë frazën absurde se pranojnë çdo lloj hetimi të zgjedhjeve, por jo hapjen e kutive. Po çfarë hetimi të zgjedhjeve mund të bëhet pa hapjen e kutive dhe shqyrtimin e të gjithë dokumentacionit zgjedhor që ato përmbajnë?

A mund të ketë hetim të zgjedhjeve pa hapur kutitë që të shikohet nga regjistri i votimit se sa mijëra emigrantë rezultojnë sikur kanë votuar, ndërkohë që nuk kanë qenë në Shqipëri në datën 28 qershor?

E pamundur! A mund të verifikohet pa hapjen e kutive analiza e gjithë dokumentacionit që ato kanë, shqetësimi i ndërkombëtarëve se në një të tretën e qendrave të votimit numërimi është bërë keq dhe shumë keq?

As që mund të mendohet!?, - tha ai. Dokle shtoi se të tilla pyetje mund të shtrohen edhe për një sërë çështjesh të tjera të rëndësishme si presioni ndaj njerëzve gjatë fushatës, votimi familjar i imponuar, qendrat e vendosura në lokale të militantëve të qeverisë etj.

Dokle i ka kthyer përgjigje edhe qëndrimit zyrtar të mazhorancës, sipas së cilës, opozitës i garantohet shumica në komisionin hetimor parlamentar. "Nuk mund të flitet për shumicë të opozitës në komisionin hetimor, kur kësaj shumice i mohohet apriori kërkesa për hapjen e kutive!

Sipas kësaj logjike absurde do të thotë, zbatoni ligjin jo ashtu siç është, por ashtu siç dua ta shkel unë, gjë që e ka bërë disa herë edhe shumica e qeverisë në KQZ!", - tha ai.

Dokle përsëriti qëndrimin e Partisë Socialiste, por edhe të grupit të saj parlamentar, se nuk mund të ketë zgjidhje të krizës parlamentare pa dialog serioz, pa hetimin e plotë të zgjedhjeve ku të gjithë shqiptarët dhe ndërkombëtarët të shohin me transparencë të plotë të vërtetën e 28 qershorit!

Shkarkimi

Ai shkarkohet automatikisht pas kalimit të një periudhe. Kjo e bën pozicionin e Kryeministrit më të rëndësishëm në zgjedhjen e kryetarit të SHISH-it, sepse Presidenti është i detyruar të miratojë një nga propozimet e Kryeministrit. Kryeministri ka të drejtë t'i kërkojë Presidentit që të shkarkojë drejtorin e SHISHI-it dhe duhet t'i japë argumente Presidentit që pse duhet shkarkuar.

Kështu që nuk ishte e nevojshme që të vendosej afati 5-vjeçar, pasi Kryeministri në çdo kohë me kërkesën drejtuar Presidentit, mund ta shkarkojë drejtorin e Shërbimit Informativ

Mandati i SHISH

Edhe në marrëdhëniet me Kryeministrin vetë, mosqenia e mandatit për drejtorin e SHISH-it e mbron, e garanton këtë të fundit dhe nuk janë tekat e një njeriu që i pëlqen apo nuk i pëlqen një informacion dhe vendos ta shkarkojë.

Qenia e Presidentit është një garanci më shumë, sepse duhet ta dekretojë Presidenti shkarkimin e tij. Kurse në këtë mënyrë duke i vendosur mandatin, vjen afati, mbaron e ikën dhe Kryeministri propozon kë të dojë pastaj. Për një drejtor SHISH-i që të punojë vërtet me objektivitet, të mos ketë frikë nga askush, duhet të mos jetë me mandat.

Informacioni

Ka gjëra për të fshehur. Unë e kam shumë të qartë. E kam pasur problem vetë këtë gjë. Kryeministrat nuk e kanë dashur si institucion. Berisha pa ardhur mirë në pushtet, nuk ishte bërë akoma zyrtarisht Kryeministër dhe pretendonte se kishte fituar, tha që do ta heqë Shërbimin Informativ.

Më pas nuk e shpjegoi kurrë se pse nuk e hoqi. Ai donte ta hiqte sepse nuk e do. Informacionet sekrete Shërbimi Informativ nuk i bën publike, por në arkivat e tij i shkruan. Pra, problemi është se zyrtarët i tremben punës së SHISH-it.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›