Dokle në Kodër-Kamëz: Të protestojmë për ujin e dritat
Protesta e PS-së ka vijuar dje në Kodër-Kamëz e drejtuar nga deputeti Namik Dokle. Banorët e kësaj zone kanë ngritur shqetësime për koston e lartë të jetesës, rritjen e faturave të dritave, për ujin e pijshëm për të cilën iu ishte premtuar se do të kishte 24 orë ujë por edhe sot e kësaj ditë uji nuk pikon në çezmat e tyre, si dhe rritjen e përditshme dhe të papërballueshme të çmimeve. Dokle tha se kur qeveria vjedh, është e drejta jonë ti themi që është qeveri hajdute, kur qeveria shkel ligjin është e drejta jonë që ti themi turp, kur qeveria vjedh votat është e drejta jonë që ti themi pse manipulon dhe kështu nuk shkohet në Evropë. Për këtë janë mbledhur banorët sot këtu dhe për të gjitha problemet dhe hallet që ata kanë, qoftë punësimi, qoftë dritat dhe uji, qoftë rritja e çmimeve në mënyrë skandaloze, madje nuk u mjaftojnë vetëm rritja e çmimeve, por me faturat e energjisë elektrike po bëhet një batërdi për qytetarët e Laprakës, për qytetarët e Kamzës dhe për qytetarët e gjithë Shqipërisë.