E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dokle per Nanon: Ata që duan PS, skanë nevojë për ftesa

Intervistoi: Denis Dedej

Nënkryetari i Kuvendit, Namik Dokle, njëherësh deputet i Partisë Socialiste, komenton në një intervistë për gazetën Shekulli zhvillimet më të fundit politike. Një prej zyrtarëve të lartë socialistë, i cili mban dhe pozicionin e anëtarit të Kryesisë, flet për riorganizimin e selisë rozë, duke theksuar se ndarja e re e drejtuesve politike në zona nuk janë të lidhura me kandidaturat e ardhshme. Për sa i përket ish-kreut të PS-së, Fatos Nano, Dokle vlerëson se cilido anëtar i Asamblesë Kombëtare përveç të drejtave duhet të bëjë edhe detyrat e tij, dhe jo të deklarojë që unë nuk votoj për PS-në. Njëkohësisht ai nënvizon se ata që e duan shtëpinë e tyre të quajtur Partia Socialiste skanë nevojë për ftesa. Numri dy i Kuvendit komenton gjithashtu strategjinë e ndryshimit opozitë – qeveri, pikat ku po fokusohet grupi i punës për rregulloren e Kuvendit dhe çështjen e zgjedhjes së kreut të ri të shtetit.

Zoti Dokle, në fillim të kësaj jave ka pasur një avancim të hetimit në drejtim të zbardhjes së ngjarjes së 21 janarit. Pas ekspertizës së FBI janë arrestuar tre persona, ndër të cilët dhe ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi. Si do ta vlerësoni këtë proces?

Është një hap serioz drejt zbulimit të së vërtetës të 21 janarit. Them se është një hap serioz sepse atë që në vitin e kaluar kryeministri Berisha e quajti zinxhir komandues të Gardës së Republikës, tashmë mund ta quajmë me akuzën e Prokurorisë së Përgjithshme, por edhe me ekspertizën shkencore të FBI-së, si një zinxhir i vrasjeve, jo më zinxhir komandues i gardës, por një zinxhir i vrasjeve. Kjo sepse është implikuar në mënyrë të qartë në këtë veprimtari vetë komandanti i Gardës, me pistoletën e të cilit janë qëlluar 11 plumba, njëri prej të cilëve ka vrarë një nga dëshmorët e 21 janarit. Natyrisht mbetet për tu zbuluar edhe pjesa tjetër sepse më 21 janar u vranë katër qytetarë të ndershëm dhe të pafajshëm. Ndërkohë janë plagosur 8 qytetarë me armë zjarri, përveç atyre që janë goditur me shkopinj gome, përveç atyre që janë helmuar, që janë rrahur dhe keqtrajtuar në bulevard dhe polici. Natyrisht duke e quajtur një hap të parë serioz mendoj që politika duhet ta përkrahë këtë lëvizje të rëndësishme të prokurorisë drejt së vërtetës. Por, që e vërteta të dalë ashtu si duhet, zinxhiri i vrasjeve të gardës vetëm ka zbritur nga komandanti deri tek shoferi i tij. Tani duhet të ngjitet nga komandanti tek urdhëruesit, ministri i Brendshëm i asaj kohe dhe te vetë kryeministri Berisha.

Krahas arrestimeve, prokuroria ka nisur një procedim penal për tre deputetë, në një kohë kur vetë policia i ka mbyllur hetimet për demonstratën e organizuar duke dalë në përfundimin se nuk ka prova që implikojnë organizatorët me atë që ndodhi më 21 janar. Si e shikoni këtë lëvizje të prokurorisë?

Natyrisht, kësaj lëvizjeje mund ti japësh emërtesa nga më të ndryshme, por unë nuk dua të hyj në klasifikime apo etiketime të këtij veprimi. Thelbi i asaj që dua të them është se ne socialistët, duke qenë se e njohim krejtësisht të vërtetën e organizimit, të mënyrës së zhvillimit të protestës, të pjesëmarrësve në këtë protestë, jemi të hapur absolutisht për çdolloj veprimi të procedurave që Prokuroria e Përgjithshme kërkon të ndjekë ndaj politikanëve. Atë çfarë ka bërë Besnik Baraj e kam bërë unë, atë çfarë ka bërë Taulant Balla e kam bërë unë, atë çfarë ka bërë Tom Doshi e kam bërë unë, atë që kemi bërë ne e kanë bërë të gjithë deputetët e PS. Ne jemi të hapur për çdolloj hetimi që do të bëhet ndaj çdo deputeti. Më vjen shumë mirë që 3 deputetët, për të cilët është paraqitur kjo kërkesë, kanë shprehur vullnetin e plotë për tu përgjigjur, madje disa prej tyre edhe janë përgjigjur dhe nuk ka asnjë shqetësim në këtë drejtim. Shqetësimi ynë është se ky element i procedimit të politikanëve duhet të vazhdojë. Ku duhet të vazhdojë? Është kërkuar imuniteti i deputetëve për organizatorët e protestës. Po imuniteti i politikanëve që kanë urdhëruar vrasjet ku është? Janë vrarë demonstrues, janë vrarë qytetarë, janë plagosur qytetarë, është plagosur një gazetar. Se thonë që kanë qëlluar pasi u provokuan. Çfarë provokimi i bëri gazetari që e plagosën dhe për 2 milimetra ka shpëtuar jetën? Çfarë provokimi bëri Hekuran Deda që ishte në podin e kamerave televizive?! Po të tjerët që u vranë me duar në xhepa?! Urdhëruesit e zinxhirit vrasës të 21 janarit duhet të paraqiten përpara drejtësisë.

Fakti që Policia e Shtetit e komanduar nga Ministri i Brendshëm, e komanduar nga kryeministri ka ndërmarrë një sërë hetimesh dhe veprimesh ndaj demonstruesve, ka arrestuar 129 demonstrues, i ka pyetur dhe ka konkloduar që nuk ka asnjë element krimi në veprimtarinë e deputetëve të PS-së, tregon për të vërtetën e madhe që ne kemi organizuar një demonstratë paqësore, një demonstratë ku kemi kërkuar shpalosjen e pakënaqësive dhe shpalosjen e kërkesave të qytetarëve ndaj kësaj qeverie që përditë thotë se jemi qeveri për qytetarin dhe vret qytetarin.

Kryetari i PS, Edi Rama, përgëzoi punën e prokurorisë, në një kohë kur tre deputetë do të hetohen ashtu siç edhe tre personat e tjerë të cilët akuzohen për vrasje dhe fshehje të provave të krimit. Ju duket e drejtë kjo situatë e krijuar dhe a duhej që PS të tregohej më e ashpër?

Nuk mund të vëmë një shenjë barazimi midis tre njerëzve, vrasësit, manipuluesit të provës që është bashkëpunëtor i komandantit të gardës dhe manipuluesit të të gjitha provave në 11 kamerat e kryeministrisë, fshehjes së të gjitha provave që kanë filmuar 11 kamerat e kryeministrisë. Kjo është njëra anë, është kërkuar arrestimi i tyre. Ndërkohë që deputetëve u është kërkuar imuniteti për të filluar të ketë të drejtën e pyetjes, të drejtën e hetimit. Dihet që për të hetuar një deputet në çdo rast kërkohet së pari marrja e autorizimit nga Kuvendi. Ne jemi të gatshëm ta lëmë të gjithë imunitetin tonë për të hetuar të vërtetën e 21 janarit. Nga kjo pikëpamje nuk mund të bëhet asnjëlloj krahasimi. Krahasimi mund të bëhet me këtë pse u kërkua vetëm imuniteti i deputetëve socialistë dhe nuk u kërkua, dhe akoma spo kërkohet imuniteti i Sali Berishës, i Lulzim Bashës dhe i të tjerëve që mund të jenë implikuar në këtë vrasje, në këtë vrasje tragjike ku katër njerëz të pafajshëm dhe të ndershëm humbën jetën, në këtë vrasje tragjike ku ngelën shumë fëmijë jetime, shumë nëna pa djalë, shumë gra pa burrë, shumë motra pa vëlla. Ndërkohë unë mendoj që ajo çfarë zoti Rama deklaroi është një deklarim i saktë, një deklarim racional, pasi deri tani pothuajse nuk ishte bërë asgjë lidhur me këtë.

Ndërkohë që prokuroria ka akuzuar për vrasje komandantin e gardës në bazë të ekspertizës së FBI, gjykata ka vendosur arrest shtëpie. A keni një koment për këtë?

Unë në këtë element bashkohem në vlerësimin që edhe Prokuroria e Përgjithshme i bëri kësaj situate duke e quajtur të padrejtë vendimin e gjykatës për lënien në arrest shtëpie të këtyre tre personave dhe në deklarimin e saj që do të kërkojnë në instanca e tjera ligjore që të kthehet vendimi i prokurorisë. Kuptohet që kanë të drejtën për të ankimuar, për të bërë rekurs pranë Gjykatës së Apelit dhe është kjo që do të vendosë. Nga pikëpamja politike ne si PS i kemi bërë thirrje Gjykatës së Apelit që të veprojë dhe ti krijojë hapësira dhe mundësi prokurorisë për të hetuar pa pengesa, në mënyrë të pavarur dhe të plotë.

Zoti Dokle, PS është riorganizuar duke përcaktuar një shpërndarje të re të anëtarëve të Kryesisë dhe Asamblesë Kombëtare. Ju jeni deleguar në Qarkun Beratit, ndërkohë që deputeti i këtij qarku Erjon Braçe, i deleguar i mëparshëm, nuk ka pranuar që të lëvizë. Çpozicion do

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›