E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kadilli akuza Ina Rames Po tenton te shpetoje pergjegjesit e 21 janarit

Partia Demokratike vlerëson se Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama ka bashkëpunuar me kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama, për demonstratën e dhunshme të 21 janarit, kur u sulmuan forcat e rendit dhe intitucionet kushtetutese të vendit. Në një konferencë për shtyp deputeti i PD-së Fatbardh Kadilli ka ngritur akuza të ashpra ndaj kryeprokurores Ina Rama ,se po bashkëpunon me kryetarin e Partisë Socialiste për të shpëtuar përgjegjësit e 21 janarit. “Tentativë e përbashkët dhe bashkërendim i ngushtë mes Edi Ramës dhe Ina Ramës për të shpëtuar përgjegjësit e 21 janarit”- u shpreh deputeti i PD-së.
Në deklaratën e tij, duke përkufizuar Prokuroren e Përgjithshme Ina Rama si “shoqja e bulevardit” Kadilli tha se Ina Rama spekuloi ekspertizën e ardhur nga FBI, pasi në asnjë gërmë nuk bëhet fjalë me vrasje me dashje. Akuza sipas tij është formuluar në selinë PS-së në tentativën e përbashkët për t’i shpëtuar akuzave për 21 janarin

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›