Dokle prezantohet në Berat, Braçe: Nuk iki
TIRANE-I deleguari i kryesisë në qarkun e Beratit, Namik Dokle është prezantuar dje, për herë të parë në një mbledhje të zgjeruar të Asamblesë së këtij rrethi.
Ndryshe nga ç’pritej, pas refuzimit të deputetit të këtij qarku, Erion Braçe për t’u larguar nga Berati, mbledhja e asamblesë ka kaluar pa përplasje. Por, nuk ka ndodhur kështu pas saj, kur kanë mbetur në një takim të ngushtë, Sekretari për Burimet Njerëzore, Armando Subashi me rreth 12 kryetarë njësish vendore në Berat.
Blendi Klosi, Sekretari Organizativ, Armando Subashi, Sekretari i Burimeve Njerëzore si dhe Namik Dokle, anëtari i kryesisë së PSSH-së që do të mbulojë Beratin, kanë qëndruar në podiumin e mbledhjes, ndërsa dy deputetët e Beratit, Erjon Braçe e Marko Bello ishin të ulur në radhët e të pranishmëve. I pari që ka kundërshtuar vendimin për largimin e Braçes nga Berati ka qenë Kristaq Tumani, sekretari i PS-së në Ura Vajgurore. Gazeta Shqiptare sjell sot ne nje artikull debatet nga Berati.
(d.b/GSH/BalkanWeb)