E Diel, 1 Nëntor 2026

Kërpudhat alucinogjene mund të kenë përdorim terapeutik



Një studim britanik ka nxjerrë në pah efektet pozitivë të psilocibinës, duke rrëzuar kështu bindjen se ajo shton aktivitetin cerebral. Në fakt e ngadalëson, dhe mund të ndihmojë në ruajtjen e kujtimeve, duke ulur ankthin. Por jo të gjithë mjekët janë dakord.

Psikologu Francis Leary, shumë i vlerësuar nga shkencëtarët e trurit, konsiderohet si profeti i LSD sepse i ftonte studentët e tij në Harvard që të zgjonin mendjen e tyre duke u shkëputur nga gjithcka që shtrëngon lirinë e veprimit.

Leary do të ishte krenar me zbulimin e fundit të Imperial College në Londër, e cili demonstron efektet pozitive të psilocibinës; principi aktiv i kërpudhave alucinogjene. Psolocibina është në gjendje të ulë aktivitetin cerebral dhe ndihmon personat të mbajnë kujtimet më të gjalla. Sipas kërkuesve, tani mund të përdoret për qëllime terapeutike.

Imazhet dhe imagjinata shumë e zhvilluar që eksperimentohet nën efektin e kërpudhave psikoaktive nuk janë, ashtu sic mendohej deri tani, rezultati i një rritje të aktivitetit të trurit, përkundrazi i një ulje të tij, fenomeni mund të shpjegojë lirimin e mendjes nga pengesat e zakonshme.

“ Një rezultat i papritur” ka deklaruar David Nutt duke shtuar se kur arrihet një rezultat krejt i kundërt me atë që parashikohej, është rezultati i drejtë, sepse nuk ka anësi.

Vullnetarë që i janë nënshtruar efektit të kësaj substance janë vënë nën rezonancë magnetike. Vërejtjet treguan se aktiviteti cerebral është ulur.

Studimi tregoi që kujtimet përmirësohen, nën efektin e psilocibinës, dhe substanca influencon pozitivisht mbi ankthin dhe depresionin. Caktivizimi i zonave të trurit ku vepron substanca pra është ajo që na bën ta shohim botën ndryshe, dhe influencon mënyrën e të jetuarit në atë moment si dicka e çuditshme, kjo ndihmon në mbajtjen e kujtimeve.

(ar.si/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›