Reformat, Berisha: Opozita t jap kontributin

Duke folur në mbledhjen e grupit kuvendor demokrat, Berisha theksoi se është e udhës që bashkë me opozitën të bëhen ligje dhe vendime të gjitha rekomandimet e OSBE-së.
"Në të gjitha reformat, kontributi i opozitës është i domosdoshëm. Për të gjitha ligjet që kërkojnë tre të pestat, opozita do të ketë të drejtën të bëjë cdo amendament që është brenda standardeve dhe mazhoranca do t'i pranojë ato, qoftë për Gjykatën Administrative, Kodin Elektoral apo imunitetin", u shpreh Berisha.
Sipas tij, bashkëpunimi nuk është gjë tjetër vecse respektit të sovranitetit të opozitës dhe rolit të saj në parlament.
"Eshtë në interesin më të mirë të vendit që tradita e bashkëpunimit në parlamentin shqiptar të vijojë edhe më tej", u shpreh Berisha.
Kryeministri kujtoi një vit pas zgjedhjeve të 28 qershorit të vitit 2009, se procesi nuk pati asnjë provë manipulimi dhe ai ishte më transparenti në historinë e zgjedhjeve shqiptare.