E Diel, 1 Nëntor 2026

Doktor Shuster premiere ne Teatrin Kombetar

“Doktor Shuster” ka në qendër të veprës përmbysjet e sistemeve, të cilat sjellin dhe përmbysje vlerash. Drama e nëpërkëmbjes së vlerave e shkruar nga dramaturgu serb Dushan Kovaçeviç ngjitet mbrëmjen e së enjtes në skenën e Teatrit Kombëtar nën regjinë e Spiro Dunit, ku në konferencën për shtyp tha se është një pjesë, e cila i përshtatet publikut shqiptar.
Pas një mungese 4-vjeçare ngjitet në skenë aktori Robert Ndrenika, i cili do të interpretojë rolin e Dr. Shusterit, rol të cilin siç thotë dhe vetë i rri mjaft mirë.
Pjesë e kastit janë edhe aktorët Flaura Kureta, Artan Imami, Olta Gixhari, Ermir Sina dhe Mateus Frroku.
Vepra vërtitet rreth fatit të dy njerëzve, motër e vëlla, të cilët në vitet e tranzicionit nuk kanë mundur të ushtrojnë profesionet e tyre, motra si pianiste, kurse vëllai si doktor. Të veçuar këta njerëz janë përfaqësues të një kategorie morali që nuk ekziston më, po aq edhe tipa që mbështesin një mentalitet të ri.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›