E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministria e Jashtme: Marianne Graf, Konsulle e Shqipërisë për Austrinë

Humanistja e njohur austriake, Marjanne Graf është vlerësuar nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë me titullin Konsulle e Shqipërisë për Austrinë. Graf ka një kontribut prej 20 vitesh në gjithë hapësirën shqiptare dhe në Kosovë. Marianne Graf ka një veprimtari të dendur sociale dhe humanitare si presidente e shoqatës së ndihmave Albania-Austri partnershaft. Ajo është nderuar me shumë dekorata e tituj dhe pikërisht Qytetare Nderi, për njësitë vendore; Fier,

 Mamurras, Rubik, Pukë, Drenës, Kosovë, Rrap, Qaf-Mali, etj. Mban medaljen më të lartë shtetërore me titullin Medalja Nënë Tereza në Shqipëri në vitin 1996, është nderuar me çmimet kombëtare austriake si Jozef Krajner në Austri 1999 dhe çmimi Johani i Madh si dhe Gruaja e Vitit 2002, po ashtu dhe çmimin Humanitar-2003, dorëzuar nga Gorbaçov dhe Helmut Kohl. Ka një veprimtari të begatë me publikun dhe median në Austri dhe Shqipëri, si në botimet periodike, konferenca kombëtare e ndërkombëtare për çështjet e arsimit, simpoziume, organizata dhe institucione shtetërore ose jo për kulturën, ka pasur prezencë në mediat lokale dhe qendrore influente, dokumentar dhe programe satelitore. Shquhen disa tituj emisionesh si Një engjëll në Shqipëri, Net të gjata shqiptare etj.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›