E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hyseni: Kosova anëtare e BE para vitit 2020

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skënder Hyseni ka thënë se pas deklarimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë priten njohje të reja të pavarësisë së Kosovës, ndërsa ka vlerësuar se Kosova do të mund të pranohet në BE para vitit 2020. I pyetur nëse pret njohje edhe nga shtetet e BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën, Hyseni ka thënë se ai pret një presion miqësor ndaj këtyre shteteve nga shtetet tjera anëtare të BE-së ku ka shtuar se

 Greqia po ecën në këtë drejtim. Lidhur me deklaratat e zyrtarëve serbë se pas vendimit të GJND, do të ketë bisedime të reja për statusin e Kosovës, Hyseni ka thënë se Serbia po e humbë kot kohën e saj dhe të Kosovës. Hyseni ka thënë se Serbia në një anë nuk mund të kërkojë anëtarësim ne BE, ndërsa në anën tjetër të përpiqet të destabilizojë Ballkanit. Sipas shefit të diplomacisë kosovare, Serbia në Bruksel paraqitet shumë evropiane, ndërsa në Ballkan nuk është aspak e tillë. Hyseni ka vlerësuar se Kosova do të mund të bëhet anëtare e BE, para vitit 2020.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›