E Diel, 1 Nëntor 2026

Doktoraturat, pedagogët janë të favorizuar

Rektorati i Universitetit të Tiranës jep udhëzimin, të pranohen me përparësi ata që japin mësim në fakultete

Disa universitete private, politikën e rekrutimit dhe cilësisë së stafit e kanë prioritet. Duke u nisur nga kjo, por edhe nga kërkesat e depozituara pranë Universitetit të Tiranës, porosia e fundit e lënë për fakultetet janë mbështetja e stafeve pedagogjike për të bërë doktoratura. Nuk do të bëhet asnjë “diskriminim”, më të favorizuarit do të jenë stafet pedagogjike të të dy sektorëve, publik dhe privat. Nuk do të ketë dallime mes doktorantëve. Sipas specialistëve, kontributi në këtë fushë është i vlerësuar në kotë. Këta doktorantë do të mbeten në të ardhmen dhe do të shërbejnë në të ardhme duke përmbushur standardet dhe duke kryer misionin e tyre.
Pas udhëzimit të ri, pas zgjidhjes së ngërçit për procesin e doktoraturave janë porositur të gjitha strukturat që profesorët të testojnë profesorët, nëse janë të aftë apo jo të përcaktojnë çfarë studimesh do të bëjnë, nëse kanë kontingjentet e personave që duan të bëjnë kërkime. Janë dhënë porosi që ata t’u ndajnë punën doktorantëve potencialë që kanë aplikuar duke pasur parasysh këtu në radhë të parë për pedagogët e brendshëm dhe universitetet e tjera të rretheve publike dhe jopublike. Ata futen në mënyrë automatike, sepse këtë ua kërkon ligji. Por ka edhe aplikantë të tjerë që për nevojat e institucionit kanë në plan të bëjnë një studim ta ngre në nivelin e doktoraturës dhe është për t’u sqaruar se regjistrimi në doktoraturë që nuk do të thotë se u bërë doktor shkencash. Kjo hap një proces ku janë profesorët ata që do të shfaqin nëse dinë të punojnë mirë apo jo që do t’i vënë në punë, që do të shohin në mënyrë periodike, do t’i kërkojnë materiale do të diskutojnë dhe në këtë linjë nuk ka akte dhe kufizime administrative.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›