Halimi, nje tjeter reforme, ne sherbim te biznesit
Duke nisur qe nga sot rastet e falimentimit te bizneseve dhe zgjidhja e marredhenieve mes ortakeve nuk do te kryhet me nga eksperte ekonomie qe merren nga gjykatat apo bizneset, por Administratore te Falimentit. Autoriteti Mbikeqyrjes te Falimentit ka licencuar dje 17 administratoret e pare. Licenca u eshte dorezuar administratoreve nga ana e Ministrit te Drejtesise Eduard Halimi. Gjate ceremonise Ministri i Drejtesise Eduard Halimi vleresoi rolin e Agjencise se Mbikeqyrjes se Falimentit, si nje institucion i ri qe do te ndikoje ne shkurtimin e afateve te falimentit, per kompanite qe kane nisur proceset. "Ne kemi vendosur qe nepermjet krijimit te nje Autoriteti Mbikeqyrjes te Falimentit, t'u japim qendrueshmeri dhe te garantojme investitoret jo vetem ne castin kur ata hapin nje biznes por edhe kur vendosin ta mbyllin ate", u shpreh Halimi. Ministri eshte ndalur ne rendesine qe kane procedurat e shpejta per biznesin duke zgjidhur problemet qe mund te jene mes ortakeve. "Investitoret e huaj apo shqiptare, duhet te jene te sigurt dhe mbrojtur, se kane te gjitha lehtesite per te hapur nje biznes me shpejt se kudo tjeter ne rajon, por po ashtu ata duhet te jene te sigurt se ne momentin kur do te duan te falimentojne kompanine, apo mbyllin, zgjidhin marredhenien me ortaket, procedurat duhet te jene po ashtu te shpejta", u shpreh Ministri ne lidhje me aktivitetin qe do te realizoje ky institucion. Halimi shtoi se "kjo eshte nje reforme qe shkon ne favor te klimes ndaj biznesit, dhe nepermjet saj synohet qe te marrin fund procedurat e tej zgjatura te falimentit ne gjykata". Ministri ka theksuar se nisja e punes nga ana e ketij institucioni eshte pjese e reformes ne drejtesi dhe lidhet me marredheniet e biznesit me gjyqesorin. Agjencia ka nisur funksionimi ne muajin prill te ketij viti dhe licencimi i eksperteve u be pas nje konkursi te zhvilluar nga Ministria e Drejtesia. Nje nga detyrat e agjencise dhe ekipit te administratoreve eshte pastrimi i kompanive fantazme te cilat figurojne te regjistruara. Kjo problematike rezulton e mbartur qe prej vitit 1999. Me pare funksionet e administratoreve te falimentit realizoheshin nga ekonomiste apo ekspertet kontabel. Nderkohe qe me certifikimin e 17 administratoreve te cilet jane trajnuar dhe kaluan me sukses procesin e licencimit, kjo procedure do tu besohet eksperteve. Kreu i ministrise se Drejtesise, ka vleresuar ne fjalen e tij dhe drejtoreshen e Agjencise se Mbikeqyrjes se Falimentit Ciljeta Prifti. Ai ka theksuar se krijimi i kesaj agjencia eshte bere ne bashkepunim me partneret nderkombetare, IFC, EURALIUS, GIZ , perfaqesuesit e Fakultetit te Drejtesise dhe te Fakultetit.
Agjencia e Falimentimit
Agjencia e Mbikeqyrjes se Falimentit eshte miratuar me Vendim te Keshillit te Ministrave nr. 852, date 21.10.2010 "Per menyren e organizimit dhe funksionimit te Agjencise se Mbikeqyrjes se Falimentit". Agjencia eshte organi kompetent shteteror, ne varesi te Ministrise se Drejtesise, qe ka si objekt te veprimtarise se saj, mbikeqyrjen e veprimtarise se administratoreve te falimentimit dhe kontrollin e zbatimit te legjislacionit te falimentimit. Me Urdhrin Nr. 41, date 29.03.2012 te kryeministrit, eshte emeruar drejtore e kesaj Agjencie Ciljeta Prifti. Agjencia e Mbikeqyrjes se Falimentit eshte struktura pergjegjese per krijimin dhe administrimin e regjistrit te administratoreve te certifikuar te falimentit.