E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëri-Slloveni, kuq e zinjtë e De Biasit synojnë fitoren

—-Nga Gentian Alinani—-

Kombëtarja e Shqipërisë do të zbresë sërish në Qemal Stafa, pas humbjes turpëruese me Islandën. Këtë herë kuqezinjtë do të kenë përballë një ekip që renditet i fundit në grup por që ka në gjirin e tij lojtarë me emër. Sllovenia e Matjazh Kek vjen në Tiranë vetëm për fitore.

Nuk do ta kenë aspak të lehtë pasi Shqipëria do të luajë ndeshjen në të cilën do të kërkojë rikthimin edhe pse do të jetë e vështirë. Sllovenët vijnë me lojtarë si Handanovic, Ilicic e Bacinovic.

Në kampin kuqezi priten disa ndryshime në formacionin fillestar. Kështu, Samir Ujkani do ti lërë vendin gjigandit Etrit Berisha pasi portieri i Palermos nuk bindi aspak me Islandën. Dallku pritet të ulet në stol dhe vendin e tij të luajë Andi Lila, një lëvizje e tillë rikthen Agollin në krahun e majtë.

Trajnerin De Biasi e shqetëson Meha dhe Bogdani janë stërvitur në mënyrë individuale, ndërkohë që në kampion kundërshtar është e sigurt mungesa e Boshtjan Sesar pasi u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen kundër Qipros.
Ndeshja do të luhet në orën 20:45.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›