Doktori nis të shesë projektet e Lulit si arritje për fushatë (epo gjë të prekshme nuk ka)
Kryeministri Sali Berisha, i cili po shfaqet në mbledhjet e qeverisë gjithnjë e më i lodhur, tha se do të miratojë tre projekte të rëndësishme për Tiranën.
Këto projekte janë bulevardi verior i Tiranës, transferimi i stacionit të trenit dhe ndërtimi i terminalit të trenit të pasagjerëve.
Meqë arritje konkrete në Tiranë nuk ka, kryeministri detyrohet që të shesë projekte për fushatë. Ndërkohë Basha ka mbyllur gjysmën e mandatit dhe bilanci i tij është ai i paraardhësve të tij demokratë në kryeqytet. Përveçse u ka hapur rrugë disa ndërtimeve monstruoze, ai shkatërroi projektin e sheshit Skënderbej, duke sjellë një shëmti alla- Xhelal Mziu, pa folur këtu për abuzimet financiare.
Një shesh i projektuar për të mos lejuar makinat që të kalojnë, u kthye në kartodrom, edhe pse Berisha lavdërohet se ajri është përmirësuar aty pranë.
Në një hark kohor ndër më të shkurtrit, bashkëpunimi Bashki e Tiranës me qeverinë, fryma e bashkëpunimit, bëri të mundur hapjen e projekteve, të cilat firmosin Tiranën e shekullit të 21. Për hir të së vërtetës, duhet të themi se projekti i bulevardit është merita e atij urbanisti të madh, që projektoi Tiranën, por që u arkivua për dekada nga regjimi komunist dhe për11 vite nga ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, i cili ka përfunduar tani. Çtë them, të vjen keq. Fillon një epokë e re për Tiranën. Me këto 3 projekte të mëdha gjysma e paralizuar e Tiranës merr jetë. Kjo është një gjë shumë e madhe, kjo është një shprese, u shpreh Berisha.
Shefi i qeverisë akuzoi kryetarin e opozitës për shpërdorimin e fondeve gjatë kohës që ishte në krye të Bashkisë së Tiranës.
Tek e dëgjoja kur thoshte qeveria nuk më ndihmonte, një qaraman, spo them fjalë tjetër se ju kuptoni. Në një kohë kur qeveria jo që po e ndihmonte, por qeveria mori kredi sovrane për unazën e kryeqytetit. Qaramani u ankohej qytetarëve, qeveria smë dha fonde. Unë informoj qytetarët se qeveria i dha 3 herë më shumë fonde se qeveria e tij. Këtë e bëmë për Tiranën. Po ku shkuan fondet? Fondet u përdorën për shndërrimin e Bashkisë në sipërmarrjen e partisë. Fondet u shndërruan ne rroga, u punësuan 5 mijë persona. Rrugët nuk u ndërtuan. E dorëzoi Bashkinë me 250 km rrugë dhe rrugica me baltë, vijoi kryeministri./ep