E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Subvensione më të mëdha për fermerët

Kryeministri Berisha  ka premtuar investime të mëtejshme në infrastrukturë si dhe rritjen e subvensionimeve për fermerët.

Në një townhall me fermerët dhe bizneset bujqësore në komunën Gjegjan në Elbasan, kryeministri Berisha theksoi se bujqësia mbetet prioritet në qeverinë e tij.

Ndodhem këtu për të dëgjuar kritikat, sygjerimet, propozimet tuaja me të cilat ne kemi një qëllim të pasyrojmë programin tonë. Dua t`ju garantoj ju, çdo fshatar dhe fermer të këtij vendi që ne jemi interesuar që ju të prodhoni më shumë, që ju të begatoheni më shumë. Për ne bujqësia dhe degët e saj, zhvillimi i tyre janë vendimtare për zhvillimin e Shqipërisë. Ne nuk e imagjinojmë dot Shqipërinë e zhvilluar me fshat të pazhvilluar dhe në këtë projekt ne kemi përqëndruar mbi 60 përqind të buxhetit vetëm në infrastrukturë rrugore sepse ajo përbën një kusht themelor për suksesin tuaj. Aty ku shkon rruga shkon tregu dhe biznesi, aty lind besimi që prodhimet do mund ti shesë në treg dhe po nuk i mori Elbasani do ti marr Tirana me tunelin që po ndërtohet. Ju do të keni infrastrukturë të njëjtë me lagjet e qytetit. Ju do të keni ujë dhe sistem vaditjeje dhe për të gjitha këto qeveria është e vendosur të bëjë gjithçka.  Këto janë infrastrukturë jetike për zhvillimin e bujqësisë.  Ne vijmë këtu tek ju shumë të bindur se projekti i granteve që ne filluam në 2007 është një histori e vërtetë suksesi. Fillimisht kam hezituar, sepse druaja shpwrdorim, por doli sukses tha Berisha.

Kryeministri Berisha gjithashtu premtoi ulje të kostos së prodhimit si dhe rimbursim me para në dorë të fermerëve.

vijon..

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›