Meta: Berisha ta marrë me vete karrigen e kryeministrit kur të ikë. Do ia paguajmë shpenzimet
E kemi dëgjuar shpesh kryeministrin Sali Berisha që të thotë se opozita kërkon ti marrë atij karrigen. Kështu deklaruar vazhdimisht për kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama.
Para pak ditësh tha se është edhe Ilir Meta që kërkon ti marrë atij karrigen e kryeministrit.
Për këtë arsye, kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim tha se propozon që Berisha ta marrë me vete karrigen që ka mbajtur për tetë vite si kryeministër.
Meta tha se nuk ka konfuzion në kampin opozitar.
Nuk ekziston asnjë konfuzion në kampin opozitar përkundrazi gjithçka ecën në sintoni të plotë. Sot opozita synon të arrijë 80 mandate në shkallë kombëtare dhe të fitojë në diferencë në 200 mijë vota, që është e mundshme dhe e realizueshme, dhe sa i përket çështjet në fjalë, kjo është një çështje e zgjidhshme që e zgjidh Kushtetuta dhe vota e shqiptarëve, tha Meta duke komentuar sërish pyetjen se kush do jetë kryeministri i së majtës.
Sa i përket premtimit të Doktorit, unë do të propozoj një kompromis për çështjen e karriges së doktorit. Karrigen që ka mbajtur gjatë 8 viteve, unë do të propozoj ta marrë me vete në shtëpi apo edhe në selinë e PD-së. Ne do të bëjmë të mundur që të paguajmë edhe shpenzimet e karriges, tha Meta, duke shtuar se kështu ka bërë edhe idhulli i Berishës, Lech Valesa, i cili kur mbaroi presidencën, e mori karrigen në shtëpi./ep
