E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Dokufest" këtë fundjavë në Prizren

“Dokufest” festivali i filmit dokumentar nderkombetar dhe ai i filmit te shkurter, qe zhvillohet ne Prizren, do te mbahet nga data 31 korrik deri me 7 gusht. Ne edicionin e tij te 9-te, do te prezantohen 156 filma nga 34 shtete. Ne seksionin e "Dokufestit" per femije dhe te rritur do te prezantohen 45 filma në dy gara dhe dy programe speciale.

"Nder tre filmat e hapjes do te jete nje homazh i Bekim Fehmiut, aktorit tone te ndjere, ku planifikon te shfaqim filmin 'Mbledhesit e puplave'. Kete vit kemi pranuar mbi 1300 aplikacione per festival prej nga jane perzgjedhur 156 filma. Jemi krenar qe per here te pare do te kemi ne kompeticionin nderkombetar nje film te animuar nga Shqiperia, eshte fjala per filmin 'Cunami' te Shaqir Veselit", ben te ditur Veton Nurkollari, drejtor artistik i festivalit.

Filmat do të garojnë në pesë kategori nominuese: gara për filmin dokumentar, filmin kombëtar, filmin ballkanik, filmin e shkurtër dhe gara DokuGreen që trajton temën e ambientit. Risia e ketij edicioni do të jetë retrospektiva e regjisorit të njohur të Jugosllavisë, Zelimir Zilnik dhe ajo e Khvan de la Cruz nga Filipinet. Festivali do te celet me filmin “Into eternity” te regjisorit Michael Madsen dhe do te mbyllet me shfaqjen e fituesit te cmimit Oskar, “The Cove” te Louie Psihoyos. Dokufest eshte themeluar ne vitin 2002.

Vilma Masha < I mëparshmi

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›