E Shtunë, 31 Tetor 2026

Publikimi i dokumentave ushtarake, Obama: Nuk ishin sekrete

Në deklaratën e tij në Kopshtin e Trendafilave në Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan Barak Obama adresoi cështjen e rreth 91 mijë dokumenteve të publikuara nga faqja e internetit WikiLeaks. Obama tha se është i shqetësuar se zbulimi i informacioneve sensitive nga fusha e betejës mund të sjellë probleme për individët apo operacionet. Por informacionet, shtoi ai, nuk zbuluan ndonjë gjë që nuk dihej, dhe vetëm sa flasin për sfidat që e detyruan atë të ndërmerrte rishikimin e zgjeruar për politikat mbi Afganistanin dhe Pakistanin vitin e kaluar.

”Për shtatë vite ne dështuam të zbatojmë një strategji të përshtatshme me sfidat në rajonin nga ku u ndermorën sulmet e 11 shtatorit dhe sulme të tjera ndaj Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve janë planifikuar.Për këtë arsye ne shtuan në menyrë domethënëse angazhimin tonë, këmbëngulëm në përgjegjshmëri më të madhe nga partnerët në Afganistan dhe Pakistan, zhvilluam një strategji të re që mund të funksionojë dhe vumë në drejtim një ekip të ri, përfshi një prej gjeneralëve më të mirë për ta zbatuar planin dhe tani kjo duhet realizuar” deklaroi Obama pas takimit me udhëheqës demokratë dhe republikanë të Kongresit amerikan, bisedime këto që përfshinë diskutime për një projektligj shpenzimesh emergjente prej 59 miliard dollarë që u debatua nga Dhoma e Përfaqësuesve të martën.
< I mëparshmi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›