E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Prokuroria të dëshmojë pavarësi

Deputetja e Partisë Socialiste Arta Dade i kërkoi Prokurorisë së Përgjithshme të tregojë që është e pavarur nga qeveria, duke filluar hetimet për ministrin Prifti. Opozita e akuzon Priftin për përfitim të paligjshëm financiar.

"Sali Berisha pa dyshim është përgjegjësi kryesor i instalimit dhe i thellimt të korrupsionit në qeverinë e tij dhe është i detyruar ti japë përgjigje opozitës dhe shqiptarëve përfitimin korruptiv prej 1.8 mln eurosh brenda një viti të krizës ekonomike të ministrit të tij dhe të skemës nepotike. Vazhdojmë të kërkojmë dhe të presim hapa të rëndësishëm që duhet të ndërmarr urgjentisht prokuroria e cila shpresojmë ti ketë shpëtuar kthetrave të Sali Berishës dhe koalicionit që ai drejton", deklaroi Arta Dade, deputete e PS.

Bledian Koka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›