Regjistrimi i popullsisë, Lohan: Të numërohen mirë shqiptarët që janë jashtë

Tiranë, 18 Qershor, NOA Për të patur një proces sa më të plotë dhe të dobishëm të regjistrimit të popullatës, duhet që të përcaktohen në mënyrë sa më të saktë jo vetëm shqiptarët që jetojnë brenda territorit të Shqipërisë, por edhe ata që ndodhen jashtë tij.
Kështu është shprehur kreu i delegacionit të Komisionit Evropian në Tiranë, Helmut Lohan, në një takim të posaçëm zhvilluar mes ekspertëve të insitucioneve përkatëse, të cilët do të përfshihen në procesin e ardhshëm të regjistrimit të popullsisë shqiptare.
Më tej, ai tha se ekspertët gjatë regjistrimit të ri të popullsisë duhet të tregojnë mjaft kujdes edhe me identifikimin e pakicave kombëtare dhe minoriteteve kombëtare në vend, duke realizuar pyetësorë sa më korrektë rreth tyre, në mënyrë që të zbulohet në mënyrë sa më të saktë prania e vërtetë e tyre në territorin shqiptar.
Pa harruar të shtojë se në këtë proces, mjaft e rëndësishme mbetet edhe ruajtja e privatësisë së të dhënave të personave.
Duhet menduar si një proces sa më i rëndësishëm dhe prandaj duhet që të jetë një proces sa më i saktë, në mënyrë që të sjellë rezultatet e dëshiruara, konsideroi përfaqësuesi i lartë evropian.
Duke shtuar se mjaft aktorë janë të përfshirë në këtë projekt, si një garanci për këtë proces dhe fushatën sensibilizuese që duhet të bëhet para realizimit të tij.
n.e/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")