E Diel, 1 Nëntor 2026

Dokumentari monist, si propagandë për të mbajtur nën presion një PS të thërrmuar

Fëmijëria ka shumë rëndësi në formimin dhe kalibrimin e të ardhmes. Sidomos ka shumë rëndësi politike fëmijëria e kryetarit të opozitës shqiptare Edi Ramës, i cili është rritur midis të mirave materiale që i ati, Kristaqi, mundtte të siguronte falas pasi sikundër dihet ishte sufler i rëndësishëm i Ramiz Alisë. Natyrisht, midis këtyre të mirave materiale figuronte edhe televizori i markës “Iliria”, ku shpesh si një familje e lumtur në dukje uleshin për të parë dokumentarin komunist “një kronikë-një temë”. Ishin dokumentarë, filma, video-klipe të manipulimit në masë, fort propagandistike me qëllim krijimin e një gjendje tensioni, alarmi, krize artificiale për të mbajtur në këmbë privilegjet që të jep pushteti.Ndërsa sot Edvin Kristaq Rama është në politikë aksidentalisht, por i ka shkuar në mendje të bëjë një videoklip partie me “një kronikë dhe një temë”. Kronika siç mund të kuptohet fare lehtë ka të bëjë me përmbytjet dhe kronologjinë e akuzave; kurse tema është se edhe përmbytjet kanë ardhur se nuk janë hapur kutitë. Mirëpo kjo është pak a shumë përvijimi i sajesave dhe akuzave që do të çlirohen nga gjuha e helmuar në Asamblenë Socialiste, që do të paraqesin pseudofakte, shifra të manipuluara nga teknicienë, pa konfrontim të dokumenteve, por gjithçka do të jetë e njëtrajtshme po aq sa edhe bajate, për të mos thënë se janë të përlyera me një tezë komplotistë sabotatore. Sot në orën 10.30, Asambleja socialiste me dirigjent Edvin Ramën do të japë drejtpërsëdrejti shfaqen e radhës të rikrijimit in-vitro të propagandës totalitariste, ku ministri i Energjetikës do të shpallet “sabotator” dhe armik i popullit. Stereotipet e komunizmit mbi grupin sabotator të ekonomisë dhe energjetikës, mbi demaskimin me letra dhe video-klipe, janë prodhimet më groteske të politikës së re. Socialisti Edi Rama ashtu si komunisti Kristaq Rama, babë e bir soc-komunistë, nuk ka asgjë për të ndritur, asnjë fakt, asnjë ide apo alternativë, por si dikur edhe sot janë të gatshëm ta ndajnë atë me të tjetërët.Tabloja e shifrave dhe e kontratave të manipuluara paqshëm janë kinse dokumentet që do të përzgjidhen me kujdes nga PS-ja për t’i trafikuar si politikë-bërje. Kuptohet vetiu se Edi Rama sot do të kërkojë që të zvarritet futja në parlament deri në limite kohore (7 marsi) pasi kështu e ka më të lehtë izolimin e elementeve turbullues (LMN-në) për planin e vet pushtues të institucioneve edhe me djegie të tyre, por edhe kontrollin politik të deputetëve neutralë nëpërmjet radikalizimit të situatës politike; paçka se sajesat e këtyre strategjive janë në kundërshtim të aspiratave legjitime të shqiptarëve për integrimin europian të vendit.Sot do të kemi një mizanskenë të fakteve (pseudo) në lidhje me mbushjen me ujë të hidrocentralit të Fierzës me qëllim shitjen e energjisë. Jo vetëm janë fakte të gatuar nga mendja e shthurur e Edvinit, që është ideatori kryesor i politikës nekrofile, ku pas akuzave e trillimeve vjen edhe literatura komplotiste, e marrë hua nga sugjerimet që Kristaqi i sugjeronte Ramiz Alisë, për sabotimet në ekonomi apo gjetkë. Do te kemi një shtojcë didaskalike të anatemuar dikur nga Mero Braçe, ideologu kryesor i fatkeqësive.Në botë propaganda, qoftë ekonomike, qoftë politike, qoftë artistike, kushton shumë shtrenjtë. Vetëm tek ne shqiptarët propaganda është pa pare, sepse serviret nga asambleja e Partisë Socialiste. Makineria më funksionuese në sistemin e shkuar komunist ka qenë propaganda, ishte arma kryesore e lavazhit të trurit me akuza, gjetje sabotatorësh, armiq, etj. Damkosja e qeverisë për përmbytjet në veri-perëndim të vendit është alfa dhe omega e PS qysh prej dy javësh. Aludimet dhe krijimi i panikut kanë qenë përparësia e politikës edviniste qysh prej ardhjes nga vakancat e Dubait dhe Sharm El Sheikut. Dhëmbët e rinj që kushtuan jo pak për buxhetin e bashkisë por plot 36 mijë euro do të prodhojnë veç me gjuhë urrejtjeje, mekanizmin e ri të akuzës për maxhorancën....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›