E Diel, 1 Nëntor 2026

Edvini shfaq filmin, konfirmon fobinë ndaj parlamentit dhe ndaj kundërshtarëve brenda partisë

Një kinema verore me grafikë dhe me Ilir Beqjen e Erion Braçen si protagonistë të sharjeve me grafikë ka qenë panorama e sotme e Asamblesë Socialiste, e paralajmëruar thuajse në mënyrë profetike edhe në ballinën e sotme të 55-s. Pasi kanë mbaruar 4 marionetat (po të përfshijmë edhe Gramoz Ruçin e Viktor Dodën), Edvini është përpjekur sot t’u mbyllë mikrofonat e gojën të gjithë kundërshtarëve brenda partisë, kur pa nisur diskutimi për vendimin e ndërprerjes së bojkotimit, paragjykoi gjithçka, duke deklaruar se 2010-n e planifikon vit protestash, se mandatet e deputetëve s’kanë për t’u djegur e ata që thyejnë bojkotin do të jenë politikanë pa mend në kokë (merret vesh edhe të përjashtuar nga partia). Në sallën ku po mbahej mbledhja e Asamblesë mbizotëronte një atmosferë e rëndë, si dikur në mbledhjet komuniste kur zbuloheshin grupet armiqësore. I gjithë fjalimi i Edvinit, megjithë nofullën e dhëmbët e rinj është shoqëruar nga e njëjta kërcitje dhëmbësh si dhe nga vështrime kërcënuese ndaj disa deputetëve të LMN-së, që fjalimin groteks të tij e shoqëronin me grimasa e të qeshura që thuajse ka rrezikuar ta nxjerrë kryesocialistin krejt nga orbita. Reagimi i BlushitPara se marionetat të nisnin të shfaqnin filmin, një ndër emrat kryesorë të Lëvizjes për Mendimin Ndryshe në Partinë Socialiste, deputeti Ben Blushi, ndërhyri dhe e vuri theksin çështjes së bojkotit parlamentar, duke kërkuar që Asambleja e kësaj partie që po i vazhdon punimet, të shtrojë për diskutim pas çështjes së përmbytjeve edhe atë të rikthimit të opozitës në parlament. Ben Blushi e mori fjalën fill pas Ruçit në mbledhjen e Asamblesë duke kërkuar që rendi i ditës të ketë si pikë të saj sot edhe bojkotin ende në fuqi. “Pasi të përfundojnë diskutime për përmbytjen dhe situatën që u krijua prej tyre, në rendin e ditës duhet të jetë edhe bojkoti i parlamentit dhe hapat e tjerë që do të duhet të marrim në vazhdim”, - deklaroi Blushi. “Ne duhet të bëjmë një bilanc të rreth gjashtë muajve të fundit dhe të dalim me një vendim pasi arsyet për të bojkotuar parlamentin nuk janë më të justifikueshme”, - deklaroi z.Blushi.Fjalimi i pritshëm në Shkodër i kryeministrit Sali BerishaNdërkohë, po sot pasdite, Kryeministri Sali Berisha do të jetë në Shkodër ku pritet të flasë për situatën e emergjencës humanitare në zonat e përmbytura si dhe zhvillimet më të fundit politike në vend. Burime zyrtare nga Kryeministria thanë se në orën 17.00, z.Berisha do të marrë pjesë në mbledhjen e Shtabit të Emergjencës në kuadrin e Komitetit Ndërministror për përmbytjet. Fjala e kryeministrit do të transmetohet drejtpërdrejt në Televizionin shtetëror (TVSH) ...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›