Koalicioni PDK-“Vetevendosje” apo si po degradohen institucionet e Kosoves
Sllogani qendror i Levizjes “Vetevendosje” ka qene dhe mbetet se institucionet e Kosoves jane institucione koti vetem sa per te maskuar vendimet e nderkombetareve dhe per te realizuar politiken e nderkombetareve. Me nje fjale: institucionet e Kosoves nuk jane institucione te mirefillta, por duhet te krijohen nga e para pas perzerjes se nderkombetareve ne menyre qe ato fare te mos kene ndikim ne ndertimin e tyre. Ata qe kundershtojne Albin Kurtin arsyetohen me: “Ku dijme ne te krijome institucione pa nderkombetaret?”.Shumica e kosovareve ne fillim besuan ne nderkombetaret dhe institucionet qe ato do t’i krijonin per ne. Me kalimin e kohes humbi ky besim.Tamam ne prag te shpalljes se pavaresise se Kosoves besimi ne institucionet e Kosoves ra nen 50 %. Kete e deshmon perqindja e daljes ne zgjedhjet nacionale e lokale te vitit 2007. Madje ne zgjedhjet e vitit 2009 autori i ketyre rreshtave me qellim te vetedijesimit per dalje ne zgjedhje permendi faktin se Presidenti Klinton po na fton qe te dalim ne zgjedhje kurse presidenti Tadiq po na fton qe te mos dalim ne zgjedhje, e ne duhet ta degjojme Presidentin Klinton e jo Presidentin Tadiq. Doli se shumica e kosovareve e degjuan Tadiqin e jo Klintonin!Disa thone se nuk e degjuam Boris Tadiqin po Albin Kurtin, qendrimi i te cilit ne kete pike eshte identik. Ne fakt, jo bash identik po i perafert. Boris Tadiq thote se shqiptaret nuk jane brumë nga i cili mund te ndertohen institucione te qendrueshme, kurse Albin Kurti thote se institucionet qe na i ndertuan nderkombetaret nuk jane tonat dhe nuk mund t’u sherbejne interesave tona. Ne thelb, si Boris Tadiqi si Albin Kurti shprehin mosbesim ne institucionet ekzistuese te Kosoves.Problemi nuk eshte tani vetem me Boris Tadiqin e Albin Kurtin por edhe me më shumë se gjysmen e qytetareve te Kosoves te cilet pajtohen me Boris Tadiqin dhe/ose Albin Kurtin.Dikush mund te thote se dalja e ulte ne zgjedhje nuk eshte tregues i kesaj pasi edhe ne vendet me demokraci te zhvilluar, ku besimi ne institucione eshte i larte, ka dalje te ulte ne zgjedhje. Kjo eshte e vertete po atje nuk ka rrezik per vjedhje votash.Mosdalja ne zgjedhje ne vendet me demokraci te zhvilluar e ka me shume kuptimin e asnjanesise se sa te mosperfilljes se shtetit.Ne secilin rast mosdalja ne zgjedhje u leverdis partive qe vjedhin vota, keshtu qe lirisht mund te thuhet se aktiviteti i “Vetevendosjes” per mosdalje ne zgjedhje i ka shkuar pershtat PDK-se. Ne anen tjeter, vjedhja e votave nga PDK çon uje ne mulli te “Vetevendosjes”. Duke u vjedhur votat qe jane themeli i demokracise, degradohen institucionet. Kur degradohen institucionet atehere pjeken kushtet per revolucion. Sa me shume qe degradohen institucionet e Kosovës, aq me te verteta dalin fjalet e Albin Kurtit....