E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dokumentari shqiptar per hebrenjte ne Londer

Megjithese kane kaluar 50 vjet nga koha kur shqiptaret shpetuan nga Holokausti me shume se 2 mije hebrenj ky veprim i cili do ti sillte cdo kombi krenari vazhdon ti jepet nje rendesi dhe vleresim i vecante.

Ketij akti tashme te cilesuar si nje prej xhesteve me fisnik te shqiptareve ne Shqiperi perfshi ata ne Kosove i eshte dedikuar nje dokumentar qe mban firmen e Dardan Islamit.

Ideja e shfaqjes se ketij dokumentari ne tempullin e demokracise boterore sic eshte parlamenti britanik ishte e dy ambasadoreve atij te Shqiperise Zef Mazi dhe homologut te tij kosovar Muhamet Hamiti.

Lorde parlamentare studiues te ceshtjeve te Luftes se Dyte Boterore anetare te komunitetit hebre dhe atij shqiptar ne Londer kane ndjekur se bashku dokumentarin e titulluar Rescue in Albania Te shpetuar ne Shqiperi.

Dokumentari percjell fuqishem dy karakteristika te patjetersueshme te shqiptareve bujarine dhe besen perfshi deshmi rrenqethese te atyre qe i mbijetuan kerkimeve te etheshme nga ushtaret naziste me qellimin final ekzekutimin.

Shqiptaret gjate Luftes se Dyte Boterore nuk kishin asgje por ishin te gatshem te ndanin edhe kafshaten e fundit me ata ne nevoje. Ndersa besa ishte nje tjeter element qe coi ne mbrojtjen e hebrenjeve pasi sic ne e dime shqiptari me mire jep jeten se sa ti preket miku thote producenti Dardan Islami.

Me shume emocion e ka ndjekur dokumentarin njera prej deshimitareve okulare te atyre ngjarjeve.

Scarlett Epstein ishte vetem 16 vjece kur u mor ne mbrojtje nga nje familje shqiptare. Pasi u largua nga Shqiperia ajo vazhdoi jeten ne Londer ku u shkollua dhe tani punon si profesoreshe e antropologjise dhe eksperte per problemet e vendeve ne zhvillim.

Alban Bytyqi nje prej aktivisteve te komunitetit shqiptar ne Angli tha se shfaqja e dokumentarit Rescue in Albania percoi nje mesazh jashtezakonisht te rendesishem qe tregon se shqiptaret kane plot arsye te jene krenare per vetite e tyre fisnike dhe bujarine e pashembullt cilesi te cilat njihen shume pak nga bota.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›