E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ruci Transparenca ska kthim pas per PS-ne

31/10/2010Socialistet i bejne thirrje mazhorances te zgjidhe krizen politike

Heshtja tregon se Berisha nuk ka as me te voglin shqetesim per zgjidhjen e kesaj krize

Nuk kemi te bejme me nje bojkot kemi te bejme me nje veprim politik mesazh politike per reflektim te pushtetit per reflektim te mazhorances per reflektim te opinionit publik - me nje fjali te tille permblodhi dje kreu i grupit parlamentar te Partise Socialiste Gramoz Ruci veprimin dhe pozicionimin e kesaj partie perkundrejt institucionit te Kuvendit. Gjate nje bashkebisedimi me mediet kryetari i ligjvenesve socialiste analizoi situaten politike ne vend duke argumentuar ne te njejten kohe dhe arsyet qe detyrojne kampin opozitar te ashpersoje gjuhen e akuzave ndaj mazhorances qeverisese. Madje sipas tij heshtja e kreut te mazhorances jo vetem ndaj ofertes se PS-se por dhe te nje sere ceshtjesh shqetesuese si kercenime ndaj deputeteve socialiste apo vrasje te pazbardhura te perfaqesuesve te kesaj partie jane shprehje e qarte e thellimit te krizes dhe e mungeses se vullnetit nga ana e kampit kundershtar per zgjidhjen e saj. Nje jave me pare PS-ja i dorezoi kryeministrit oferten e saj per zgjidhjen e rruges pa krye ku e ka zhytur vendin me vota te vjedhura. Transparenca e zgjedhjeve do ti hapte rrugen jo vetem reformes elektorale por dhe mbare reformave te tjera per te cilat ka nevoje vendi. Heshtja tregon me se miri se Berisha nuk ka as me te voglin shqetesim per zgjidhjen e kesaj krize - vleresoi Ruci. Madje per ti meshuar me tej ketij qendrimi ai tha Agjencite e huaja i dhane dje Shqiperise nje sinjal te keq. Sipas tyre aplikimi per vendin kandidat ne BE te Shqiperise nuk do te marre nje drite jeshile. Krimi korrupsioni dhe kriza e thelle institucionale e shkaktuar nga Berisha jane arsyet qe do te ndikojne per te mos hapur driten jeshile per fillimin e bisedimeve per fitimin e statusit kandidat.

Qendrimi

Cdo dite qe kalon na tregon se sa te drejte kemi pasur ne ne luften per transparencen e zgjedhjeve. Cdo dite qe kalon tregon se sa te veshtire dhe te pamundur e ka Sali Berisha berjen e transparences se zgjedhjeve dhe kur opozita zbaton ate qe ka thene PE-ja ne rezoluten per Shqiperine per ngritjen e komisionit hetimor me objekt hetimi materialet zgjedhore sic e kemi deklaruar edhe ne bashkebisedimet e tjera se bashku.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›