E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kume ne krye te grupit te eksperteve per reformen

31/10/2010Ne tryezen e djeshme mungonin perfaqesuesit e Partise Socialiste

Braho Pjese e Kodit te jene dhe partite e vogla joparlamentare

Tryeza e thirrur nga Partia Demokratike per reformen zgjedhore pavaresisht mungeses se opozites u zhvillua dje me pjesemarrjen e partive te shumices parlamentare nga perfaqesues te OSBE-se dhe te shoqerise civile. Sipas perfaqesuesit te Partise Demokratike ne tryeze Ilir Rusmali qellimi i tryezes eshte implementimi sa me shpejt i rekomandimeve te bera nga OSBE-ODIHR-i ne lidhje me kodin e ri zgjedhor. Tryeza nuk ka per qellim zgjidhjen e konflikteve mes PD-se dhe PS-se por ka per qellim te bejme me te miren e mundshme per te formuar kodin e ri zgjedhor sipas rekomandimeve te OSBE-se - u shpreh Rusmali duke komentuar keshtu mungesen e opozites ne tryezen e djeshme.

Vendimet e tryezes

Sugjerimet e perfaqesuesit te PR-se per fillimin sa me shpejt nga puna per te realizuar rekomandimet e bera nga nderkombetaret si dhe ndryshimin ne Kodin Zgjedhor u pranuan nga te pranishmit dhe me pas u vendos te ngrihet nje grup pune ne nivel ekspertesh te kryesuar nga Kristaq Kume. Duke theksuar se eshte e nevojshme qe te prodhohet nje produkt i ardhur nga gjitheperfshirja ne kete proces Kume deklaroi se do te organizoj te gjitha palet si ato qe jane prezente ne kete tryeze ashtu dhe ato qe nuk jane sot dje per te arritur nje bashkepunim sa me produktiv. Nderkaq perfaqesuesi i Levizjes Socialiste per Integrim ftoi partite e vogla qe te behen pjese e ketij debati duke depozituar sugjerimet dhe mendimet e tyre ne lidhje me formulimin e kodit te ri zgjedhor. Eshte e nevojshme pjesemarrja ne kete debat edhe e partive te vogla qe nuk perfaqesohen ne parlament por qe do jane pjesemarrese ne zgjedhjet e ardhshme te 8 majit - tha Braho.

Ne tryezen e djeshme u vendos qe grupi i eksperteve qe do te punojne perkrah Kristaq Kumes te perbehet nga Spartak Braho i LSI-se Arian Madhi i PR-se dhe Oert Bylykbashi i PD-se. Ky grup pritet te merret me te gjitha propozimet qe do te vijne ne lidhje me reformen zgjedhore nga forcat politike ashtu dhe nga shoqeria civile. Rusmali nga ana e tij u beri ftese te gjitha paleve te pranishme ne tryezen e zhvilluar dje te mbeshtesin Kumen ne menyre qe ai te beje ceshte me e mira ne mbledhjen e propozimeve dhe ideve ne menyre qe te behet racionalizimi e selektimi i tyre duke na paraqitur ne fund te punes se tij produktin me te mire te mundshem. Duke u shprehur dakord me emrat qe do jene pjese e grupit te punes Rusmali theksoi rendesine qe ka kjo tryeze per ta shkeputur procesin e reformes zgjedhore nga konturet e nje procesi teresisht politik.

OSBE Kujdes kur te rishikoni Kodin

Perfaqesuesi OSBE-se ne tryeze Frank Turner i beri thirrje politikes shqiptare qe te permbushe detyrimet e saj te bera te qarta edhe ne raportin e OSBE-ODIHR-it. Duke e konsideruar si mjaft delikate ceshtjen e ndryshimeve te Kodit Zgjedhor ne fund te takimit perfaqesuesi i OSBE-se u beri thirrje paleve te perfshira ne kete proces qe te jene sa me te kujdesshem. Mu be qejfi qe ketu u trajtuan ceshtje qe perputhen me se miri me rekomandimet por kini kujdes kur te rishikoni Kodin pasi ai eshte nje ceshtje delikate - tha Frank Turner. Deklaratat e Turnerit pasojne ato te shefit te tij Volfart per ceshtjet e reformes zgjedhore

Ballauri Politika te mos ushtroje presion ndaj Kumes

Perfaqesuesja e Grupit Shqiptar te te Drejtave te Njeriut Elsa Ballauri i beri thirrje politikes shqiptare qe te mos abuzoje me qenien e Kumes ne krye te grupit te eksperteve qe do merren me shqyrtimin e propozimeve qe do behen ne lidhje me reformen zgjedhore. I bej thirrje politikes te mos ushtroje presion duke qene se ai u zgjodh ne kete post ne mungese te opozites e cila mund ta paragjykoje qenien e tij ne krye te grupit te punes - tha Ballauri e cila vijoi se eshte e nevojshme te shihet mundesia e realizimit te votimit elektronik qe dhe shqiptaret qe jetojne jashte te japin kontributin e tyre ne proceset politikeberese ne Shqiperi.

Kume Puna jone te mos kete ngjyrime politike

Ish-kryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve Kristaq Kume i mandatuar nga partite politike dhe shoqeria civile per ndryshimet ne Kodin Zgjedhor deklaron se do te qendroje larg politikes. Drafti qe do te mbaje firmen e tij do te permbaje vetem terma teknike qe nuk mund te kontestohen nga ndonje subjekt politik. Pergatitja e nje dokumenti teknik i cili do te sherbeje si dokument si material baze mbi te cilen do te punoje neser komisioni parlamentar per reformen zgjedhore. Derisa pa vajtur te komisioni parlamentar atje ku perfundon edhe puna e ketij grupimi nuk ka pse te kete ngarkesa apo ngjyrime politike - tha Kume.

Bojkoti

Tryeza e dyte e ndermarre dje nga maxhoranca per reformen zgjedhore u zhvillua me mungesen e opozites. Dy partite parlamentare PS-ja dhe PBDNJ-ja nuk i kane derguar perfaqesuesit e tyre ne tryezen e thirrur para dy ditesh nga ana e kreut te grupit parlamentar te Partise Demokratike Astrit Patozi. Opozita duhet te jete e pranishme prania e opozites do ta bente me eficente reformen zgjedhore - eshte shprehur nje dite me pare kreu i grupit te PD-se. Tri dite me pare maxhoranca u dergoi nje ftese te gjitha partive parlamentare por dhe perfaqesuesve te shoqerise civile ne vend per mbajtjen e nje tryeze te dyte per te diskutuar per reformen zgjedhore ne vazhdimesi te asaj qe u thirr para tete ditesh nga kryetari i Partise Demokratike Sali Berisha. Ne tryezen e pare te thirrur nga kryeministri Berisha pavaresisht deklarimeve te Partise Socialiste per mospjesemarrjes ne tryeze u paraqit ne sallen ku po zhvillohej tryeza vete kreu i PS-se Edi Rama i shoqeruar nga kryetari i PBDNJ-se Vangjel Dule. Tryeza e djeshme ishte paralajmeruar se do te bojkotohej nga ana e opozites me pretendimin se PD-se i eshte dorezuar tashme projektpropozimi nga ana e opozites. Megjithate vetem nje dite me pare kryeministri Berisha u shpreh se dokumenti i dorezuar megjithese mbante daten 15 shtator serish do te shqyrtohej.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›