Socialistet e Gjirokastres kundershtojne largimin

Largimi i z. Tavo te LSI nuk e zgjidh problematiken e PS ne Gjirokaster te krijuar keto vitet e fundit. Kjo problematike do te jete objekt i punes sone dhe strukturave qendrore te PSSH-se per shendoshjen e gjendjes se PS ne Rrethin e Gjirokastres thuhet ne deklarimin e shkurter te bere ne emer te lsquokeshillit socialist te rrethit nje strukture qe ne fakt eshte inekzistente.
Burime nga strukturat aktuale ne funksionim ne gjirin e PS-se te organizuara ne shkalle bashkie ne Gjirokaster thane se nje strukture e tille e emertuar Keshilli socialist i rrethit nuk ekziston pasi per shkak te nderprerjes se procesit te zgjedhjeve si rezultat i perplasjeve dhe polemikave te grupeve brenda kesaj dege aktualisht socialistet ne Gjirokaster vazhdojne te jene te organizuar ne dy grupime strukturat si bashki dhe strukturat e komunave te rrethit.
Kjo deklarate e perkrahesve te deritanishem te deputetit Tavo ne gjirin e PS ne Gjirokastres per distancimin nga kalimi i tij me LSI-ne deshmon se edhe pas ikjes se Tavos asgje nuk ndryshon dhe ne gjirin e kesaj dege mbetet e njejta situate e paqendrueshme perplasjesh mes grupeve rivale.
Dega e PS te Gjirokastres eshte e vetmja ne gjirin e PSSH qe ende nuk ka nje kryetar dhe asamble socialiste te rrethit pasi per shkak te luftes se brendshme midis grupit te perkrahesve te deputetit Vangjel Tavo dhe grupit te kryebashkiakut Flamur Bime procesi i zgjedhjes se tyre prej disa muajsh eshte nderprere.