E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dokumentat e AQSH-se do i nenshtrohen restaurimit

Dokumenta shumë të rëndësishme, të cilat ruhen në Arkivin Qendror të Shtetit që i përkasin periudhave të ndryshme historike, për shkak të vjetërsisë dhe kushteve të ruajtjes i nënshtrohen restaurimit në rrjetin e laboratorëvë pranë këtij institucioni. Specialistët na bëjnë me dije se qëllimi kryesor është rritja e jetëgjatësisë së dokumentave dhe mbi të gjitha ruajtja e dokumentit.

Fillimisht dokumenti i nënshtrohet procesit kimik

Pas fazës së parë kryhet restaurimi mekanik i cili realizohet tërsisht me dorë.

Lidhur me materialet të cilat ato kanë restauruar thonë se kanë kaluar në këtë proces dokumenta që nga 1600 deri në ditët e sotme. Nderkohë që materialet, të cilat ato po restaurojnë aktualisht janë të para çlirimit dhe janë shumë të dëmtuara

Procesi i restaurimit të dokumentave është shumë i rëndësishëm për vetë faktin që materialet të cilat nuk mund të lexohen bëhen të deskriptueshme dhe të përdorshme për studiuesit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›