E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA Isaac drejtohet ne Nju Orleans

Pas brigjeve në Florida, Isak duket se është drejtuar në Luizana me rrezikun për t’u transformuan në një uragan me të njëjtën fuqi shkatërruese si Katrina që në gusht të vitit 2005 shkatërroi Nju Orlinsin dhe provokoi 1800 viktima në të gjithë shtetin. Guvernatori I Luizanës ka deklaruar gjendjen e alarmit dhe në Nju Orlins autoritetet vendore kanë marër të gjitha masat për një situtët të mundshme emergjente. Isak duhet të mbërrijë në Luiziana të martën. Nga ana tjetër dhe qendra për uragane në shtetet e bashkuara të amerikës ka deklaruar gjendjen e alarmit në zonën pranë Gjirit të Meksikës që përfshin dhe Nju Orlinsin. Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve që të ndjekin me kujdes parashikimet dhe kushtet atmosferike dhe të jenë të përgatitur duke evituar në maksimum çdo lëvizje. Frika më e madhe është që uragani të arrijë nivelin e tretë. Guvernatori i Luizianës ka qetëaur banorët duke thënë se janë marrë të gjitha masat, madje janë organizuar dhe skuadrat për evakuimin e pbanorëve nëse do të jetë e nevojshme. Isak mund të mbërrijë në Luiziana pikërisht në përvjetorin e uraganit të tmerrshëm Katrina i kategorisë 5 në 28 gusht 2005, duke provokuar dëme prej 81 miliard dollarësh, dhe duke u cilësuar si tragjedia më e madhe natyrore në aspektin ekonomik, në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Presidenti amerikan Barak Obama, i cili gjendet në Kamp Dejvid po ndjek nga afër situatën dhe i ka telefonuar guvernatorit të Floridas, duke u siguruar që janë në gatishmëri të plotë të gjitha burimet e duhura për të përballuar një gjendje emergjente.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›