Berisha Reforma e inspektoriateve e suksesshme
Në drejtimin e kryeministrit Berisha u zhvillua sot mbledhja e Task-forcës për reformën e inspektoriateve, për të cilën kryeministri bëri të ditur se ndodhet në fazën e kurorëzimit ligjor të saj.
Duke e vlerësuar këtë reformë si një prej reformave më themelore dhe më të shumëpriturën për biznesin e vendit, kryeministri Berisha u shpreh se ajo hap një kapitull të ri në përpjekjet e maxhorancës për një klimë sa më miqësore dhe të favorshme kundrejt biznesit dhe mbi të gjitha për një kompetivitet të lirë dhe të hapur.
Sistemi i ri i inspektimit do të reduktojë numrin e inspektoriateve në vend, duke lenë vetëm 1/3 e atyre ekzistuese
Procesi i inspektimit për biznesin do të shkurtohet nga 45 ditë në 12 ditë
Sistemi i ri i inspektimit rrit transparencën dhe lufton abuzimet në vendin e inspektimit
Kryeministri bëri me dije se reforma kompletohet me ndryshimin ligjor të të gjithë ligjeve ekzistuese për inspektoratet, me miratimin e 7 projektvendimeve të Këshillit të Ministrave, të cilat ndjekin miratimin e ndryshimeve ligjore dhe më pas miratimin në parlament të ligjit.
Kryeministri theksoi se reforma i jep vendit një nga format më të studiuara dhe më të sukseshmë të inspektimit, duke reduktuar ndjeshëm numrin e inspektoriateve ekzistuese dhe duke lenë vetëm 1/3 e numrit të tyre. Gjithashtu, mbi bazën e akteve ligjore e nënligjore, si dhe të sistemit të ri do të shkurtohet procedura e inspektimit nga 45 ditë që është aktualisht në 12 ditë, duke lehtësuar ndjeshëm barrën burokratike mbi biznesin.
Kryeministri tha se sistemi i ri i inspektimit do të vendosë një barrierë të fuqishme ndaj abuzimeve dhe korrupsionit, duke rritur transparencën, nëpërmjet ndjekjes në kohë reale të gjurmës së inspektorit, në vendin e inspektimit. "Gjurma e menjëhershme e inspektorit në vendin e inspektimit, do të transmetohet në kohë reale në zyrat e Inspektorit përgjegjës dhe të Kryeinspektorit të shtetit, çka përbën formën me transparente dhe natyrisht parandalon vizitat e tepërta, kafet shoqërore dhe në mënyrë absolute dhe ryshfetet.", shpjegoi kryeministri.
Kryeministri falënderoi me mirënjohje të gjithë hallkat institucionale që bashkëpunuan për kompletimin e reformës, duke shprehur besimin se miratimi i ligjit dhe i akteve nënligjore të përgatitura do të zbatohen me vendosmëri dhe se në një kohë shumë të afërt Shqipëria do të ketë të instaluar sistemin e ri të inspektoriateve.