Dokumentet, Panariti telefonon Avramopulos

Ministri i Jashtëm, Panariti me homologun e tij grek në Athinë
Ministria e Jashtme njoftoi sot se ministri, Edmond Panariti ka patur një bisedë telefonike me homologun e tij grek, Dimitris Avramopulos ku në qendër të bisedës së tyre kanë qenë rastet e kthimit në pikat kufitare të shtetasve shqiptarë.
Sipas Ministrisë së Jashtme, ministri Panariti i ka kërkuar Avramopulosit, që për një periudhë kohe të vazhdojë praktika e vjetër për njohjen e dokumenteve shqiptare në pikat kufitare greke, deri sa të arrihet një marrëveshje.
Nga ana e tij, Avramopulos ka premtuar se për 45 ditë do të vazhdojë praktika e vjetër e njohjes së dokumenteve, dhe menjëherë më pas, sipas ministrisë së Jashtme, qeveria greke ka lëshuar një urdhër për gjithë pikat kufitare mes Greqisë dhe Shqipërisë që ta zbatojnë këtë praktikë.
Ndërkohë që tashmë sipas MPJ-së, pikat kufitare Shqipëri-Greqi, kanë nisur të pranojnë dokumentacioni aktual, më herët gjatë ditës autobusët e linjave me Greqinë jane bllokuar nga dogana greke për rreth 7 ore, me gjithsej 700 pasagjere.
Mësohet se arsyeja ka qene se në datën 10 tetor ishte afati i fundit i riliçensimit te autobusëve.