E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëvritet aksidentalisht me pistoletë 15- vjeçari

BULQIZE- Një 15- vjeçar nga fshati Qeramet i Bulqizës është gjetur i vrarë. Sipas të dhënave të para, viktima identiteti i të cilit ende nuk është mësuar, mund të jetë vetëvrarë aksidentalisht.

Policia dyshon se adoleshenti e ka gjetur pistoletën dhe më pas në lojë e sipër ka qëlluar aksidentalisht veten e tij.

Mësohet se 15- vjeçari ka qenë me bagëti në momentin e ngjarjes.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes së rëndë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›