E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dokumentet që duhen për të përfituar pension suplementar



Lautera Rryçi

Tiranë - Ish-ushtarakët që duan të përfitojnë pension suplementar duke u përfshirë si një nga kategoritë me profesione të vështira, duhet të plotësojnë një sërë dokumentesh. Gazeta “Albania” u vjen në ndihmë në numrin e sotëm të gjithë atyre ish-ushtarakëve duke botuar jo vetëm tabelën e plotë të dokumentacionit që duhet, por edhe masën e përftimit që i takon secilit. Në masën e përfitimit janë përfshirë jo vetëm ish-ushtarakët aktivë, por edhe ata që kanë mbetur invalidë gjatë shërbimit. Secila kategori ka përfitime të ndryshme nëse do të plotësohen të gjitha dokumentacionet e nevojshme.
Masa e përfitimi
Ushtaraku i shërbimit aktiv, për kohën që ndryshon vendin e punës, për efekt rehabilitimi ose parandalimi për sëmundje, merr përfitim suplementar në kompensim të pagës referuese, me kusht që shuma e përfitimeve nga paga, sigurimi i detyrueshëm shoqëror dhe sigurimi suplementar të mos kalojë 100 për qind të pagës referuese. Ushtarakut të shërbimit aktiv, që del në rezervë ose në lirim dhe nuk plotëson kushtet për pagë kalimtare, i është përcaktuar që t’i jepet pension i parakohshëm për vjetërsi shërbimi në këtë çast, në rast se ai plotëson kushtet e parashikuara në ligj për këtë lloj pensioni. Masa e pensionit suplementar të pleqërisë për ushtarakët e shërbimit aktiv nuk mund të jetë më e lartë se 50 për qind e pensionit të pleqërisë, që përfiton vetë ushtaraku nga sigurimi i detyrueshëm shoqëror.
Ndërsa masa e pensionit suplementar të invaliditetit për ushtarakët e shërbimit aktiv është vendosur se nuk mund të jetë më e lartë se 50 për qind e pensionit të invaliditetit që përfiton vetë ushtaraku, nga sigurimi i detyrueshëm shoqëror.
Dokumentet
Për efekt të llogaritjes së përfitimeve nga ky ligj, institucionet përkatëse duhet të dërgojnë për personat e interesuar në Institutin e Sigurimeve Shoqërore disa dokumente.
Në dokumentacionin e nevojshëm është renditur vërtetimi për periudhën e shërbimit aktiv, sipas formatit-tip, i cili është përcaktuar në këtë ligj. Vërtetimin për pagën referuese.
Vërtetimet e mësipërme, në bazë të kërkesës së personave të interesuar, do të plotësohen nga drejtoritë e personelit dhe të financës të Ministrisë së Mbrojtjes, të Ministrisë së Brendshme dhe të Shërbimit Informativ Kombëtar, pasi ato të kenë shqyrtuar dokumentacionin përkatës. Personat që janë të interesuar për të përfituar pensionin suplementar duhet të paraqesin pranë organeve të sigurimeve shoqërore kërkesën dhe dokumentacionin e nevojshëm për caktimin e përfitimit suplementar ushtarak.

Masa e përfitimit

Ushtaraku i shërbimit aktiv, për kohën që ndryshon vendin e punës, për efekt rehabilitimi ose parandalimi për sëmundje, merr përfitim suplementar në kompensim të pagës referuese, me kusht që shuma e përfitimeve nga paga, sigurimi i detyrueshëm shoqëror dhe sigurimi suplementar të mos kalojë 100 për qind të pagës referuese.

Ushtarakut të shërbimit aktiv, që del në rezervë ose në lirim dhe nuk plotëson kushtet për pagë kalimtare, i jepet pension i parakohshëm për vjetërsi shërbimi në këtë çast, në rast se ai plotëson kushtet e parashikuara në ligj për këtë lloj pensioni.

Masa e pensionit suplementar të pleqërisë për ushtarakët e shërbimit aktiv nuk mund të jetë më e lartë se 50 për qind e pensionit të pleqërisë, që përfiton vetë ushtaraku nga sigurimi i detyrueshëm shoqëror.

Masa e pensionit suplementar të invaliditetit për ushtarakët e shërbimit aktiv, nuk mund të jetë më e lartë se 50 për qind e pensionit të invaliditetit që përfiton vetë ushtaraku, nga sigurimi i detyrueshëm shoqëror.

Dokumentacioni për përfitim dhe administrim

Për efekt të llogaritjes së përfitimeve nga ky ligj, institucionet përkatëse dërgojnë për personat e interesuar në Institutin e Sigurimeve Shoqërore këto dokumente:

a) Vërtetimin për periudhën e shërbimit aktiv, sipas formatit-tip, i cili i bashkëlidhet këtij vendimi;

b) vërtetimin për pagën referuese, sipas formatit-tip, i cili i bashkëlidhet këtij vendimi.

Vërtetimet e mësipërme, në bazë të kërkesës së personave të interesuar, do të plotësohen nga drejtoritë e personelit dhe të financës të Ministrisë së Mbrojtjes, të Ministrisë së Brendshme
dhe të Shërbimit Informativ Kombëtar, pasi ato të kenë shqyrtuar dokumentacionin përkatës.

Personat e interesuar paraqesin pranë organeve të sigurimeve shoqërore kërkesën dhe dokumentacionin e nevojshëm për caktimin e përfitimit suplementar ushtarak.

Shpenzimet e fondit të sigurimit suplementar për ushtarakët përfshijnë:

e) Përfitimet suplementare për rehabilitim dhe parandalim për sëmundje;

f) pensione të parakohshme për vjetërsi shërbimi;

g) pensione suplementare;

h) shpenzime administrative.

19 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›