60 vjet per "Sokratin" shqiptar
Petrika GROSI
Diten e djeshme, me rastin e 60-vjetorit te lindjes se Artistit te Merituar dhe "Mjeshtrit te Punes", Mirush Kabashi, Teatri Kombetar dhe RTVSH-ja kane shfaqur ne sallen e re te TK-se premieren e dokumentarit "Midis helmit dhe dafines", kushtuar jetes dhe vepres se aktorit te njohur. "Sokrati" shqiptar lindi me 1948-n ne Shkoder, ku kreu shkollen 7-vjecare per t?u transferuar me pas ne Durres. Me origjine, sic thote ai vete, eshte nga Gjakova. Nder gjithe filmat apo interpretimet teatrore te aktorit, do te veconim monodramen "Apologjia e vertete e Sokratit", e cila dhe pas kaq e kaq vitesh, kur shfaqja numeron me qindra venie ne skenat shqiptare e te huaja, vazhdon qe te kerkohet brenda e jashte kufijve dhe te vleresohet edhe me cmime e medalje nderi neper festivale te ndryshme sic ka ndodhur deri vone. Qysh ne Akademine e Arteve talenti i Kabashit nuk kaloi pa u vene re per te kaluar me pas ne aktivizimin e tij te komedia "Kupolja e verdhe" e Haxhi Rames, apo ne vitin 1975 me interpretimin te filmi "Perballimi". Pas kesaj, biografia "e keqe" do t?ia ndryshonte rrjedhen fatit te aktorit duke e perjashtuar nga teatri dhe duke e cuar te punoje per dy vite ne hekurudhe. Me tej, me 1978-n, Kabashin do ta shohim te luaje rolin e gjeometrit te filmi "Emblema e dikurshme", per te kaluar ne interpretime te tjera si roli i komandantit te xhandarmerise te "Koncert ne vitin 1936", "Nje ndodhi ne port" (1980), "Dora e ngrohte" (1983), "Kohe e larget" (1983) "Nxenesit e klases sime" (1984), "Zevendesi i grave" (1987), "Telefoni i nje mengjesi" (1987), "Binaret" (1987), "Nata" (1998), etj. Me 1998-n Kabashi ka marre cmimin "Mjeshter i Madh i Skenes", gjithashtu, ai eshte dekoruar edhe me medalje te tjera si "Mjeshter i Punes", Artist i Merituar, etj. Sic parathame, cmimet e sukseset per Kabashin nuk kane munguar, sikunder nuk jane menjanuar as vuajtjet dhe peripecite ne jeten dhe karrieren e tij. Nje artist i "kamzhikuar" pa te drejte nga te dyja sistemet, si para viteve ?90,ashtu edhe pas tyre, ne kohen e pluralizmit, kur Kabashi eshte perjashtuar nga teatri, apo kur pa asnje arsye, i eshte penguar venia ne skene e "Apologjise se Sokratit...". E nese do te flisnim per Kabashin, gjithmone do te dale dicka qe duhet shtuar apo qe harrohet pa qellim, pasi veprimtaria dhe aktivizimet e tij jane aq te shpeshta dhe te ngjeshura si ne teater edhe ne kinema. I urojme aktorit jete te gjate dhe te lumtur, si dhe suksese te tjera ne profesion.
Ekspozita
Galeria Kombetare peruron "Portreti shqiptar ne shek.XX"
Diten e djeshme ne Galerine Kombetare te Arteve ne Tirane eshte peruruar ne sallen e Rilindjes tep o ketij institucioni ekspozita "Portreti shqiptar ne shek.XX". Ekspozita realizohet ne kuadrin e shpalljes se pavaresise se kosoves dhe organizohet nga GKA si dhe nga Ministria e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve. Per publikun artdashes do te prezantohen 48 portrete te punuara ne vaj, te cilat jane prone e koleksionit te Galerise Kombetare dhe datojne sic kuptohet edhe nga titulli i ekspozites ne shek.XX.
18 Prill 2008